Shqiptaret e tekstilit

Historia e llojit te tekstileve te prodhuar ne vendin tone filloi te studiohej tridhjete e ca vjet me pare ne Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrise i cili tashme eshte mjaft i njohur per te dhenat historike qe ka zbuluar duke studiuar materialet arkeologjike dhe ato etnografike. Ka shume studime qe jane prone dhe njekohesisht ekskluzivitet i studimit shkencor specifik te ketij laboratori pa punen e te cilit nuk do te ishin zbuluar dot kurre. Nje rast i tille eshte edhe zbulimi i llojit te tekstileve te prodhuara apo te perdorura nga popullsia ilire dhe ajo arberore ne koherat respektive. Ne kete shkrim do te tregohet jo per teksturen e tekstileve pra menyren e ndertimit por per llojin e materialeve te perdorura per prodhimin e tyre pra per fibrat tekstil.
Nuk ka qene e lehte te arrihej kjo. U desh shume pune dhe kembengulje deri ne bezdi ndaj administrates se nje institucioni larg njohjes se natyres se kesaj pune por gjithsesi pa te keq. Qindra mijera leke shkuan per blerjen e aparaturave per shembull te mikroskopeve sigurimit te katalogeve kimikateve dhe mbi te gjitha fitimi i eksperiences ne nje fushe studimore te pa njohur ne Shqiperi dhe ne kushtet e nje vetmie te plote shkencore. Gjithcka duhej care vetehellip Po ishte shume e veshtire
Studimi eshte realizuar duke shqyrtuar objektet e zbuluara nga germimet arkeologjike te kryera ne periudhen 1955-1980. Eumlshte gabim po te mendosh se studimi ka perfunduar. Jo ai vazhdon ende sepse arkeologjia ka ne natyren e saj rastin dhe patjeter qe ky rast apo nje mundesi e re shton rezultatet ose i perforcon.
Per te saktesuar faktin duhet thene se ne baze te materialit arkeologjik qe disponojme deri me sot nuk ka qene e pamundur te percaktohet sakte natyra e fibrave te perdorura per prodhimin e tekstileve perpara shek. VI-VIII F. Stamati Tekstile dhe gjurma tekstilesh nga germimet arkeologjike Kultura Popullore nr. 2 1986 dhe kjo per arsye te dekompozimit te plote te tyre ne konditat e nje varrosjeje te gjate. Dhe trualli yne nuk eshte si ai egjiptian i thate pa lageshti qe favorizon ruajtjen perkundrazi klima e lagesht tek ne ka nxitur shperberjen. Megjithate duke kufizuar mendimin tone ne kete ceshtje e duke u bazuar ne shqyrtimin e kujdesshem mikroskopik mund te themi se pjesa me e madhe e tekstileve te gjetur ne qendrat e kultures ilire te shekujve te fundit para eres se re ka qene e pergatitur me fibra bimore te cilat ne gjendje te shkaterruar japin imazhin e fibrave te lirit ose te gjineshtres. Kurse per mendafshin duke u nisur nga forma e fibrave dhe e struktures se endjes rezulton se ai ka qene perdorur per veshje qe nga shek. VII p.e.r. Po keshtu edhe leshi.
Te dhenat dokumentore me te hershme per llojin e fibrave te perdorura nga iliret i perkasin Herodotit Burime te zgjedhura per historine e Shqiperise vell. I 1965 i cili pershkruan nje grua nga fisi i Paioneve qe tirrte li. Kjo i takon shek. VI p.e.r. Per periudhat e mevonshme ekziston edhe nje dokument tjeter i shkruar nga Apiani i njejti burim. Ndersa nje dokument shume me i vonshem i Menandrit i njejti burim qe i takon shek. VI mesojme se ne Iliri gjendeshin veshje prej mendafshi te cilat padyshim ishin te importuara. Ndersa gjurmet me te padyshimta te mendafshit mbi objektet arkeologjike i gjejme vetem ne shek. VI-VIII ne varrezen ilire te Dalmaces F. Stamati Tekstilet mesjetare te Komanit Kultura Popullore. Te po kesaj periudhe jane edhe percaktimet e padyshimta te fibrave te lirit ne objektet e zbuluara ne varrezen e Dalmaces dhe ne ate te Krujes qe vertetojne perdorimin e kesaj fibre per endjen e tekstileve per veshje.
Po ne objektet arkeologjike ne nje enkolpion te shek. VIII-XI te zbuluar ne baziliken e Ballshit enkolpionet jane kryqe bronzi qe hapeshin dhe sherbenin si hajmali ne to futej nje lutje e shkruar gjendet nje fragment tekstili ne te cilin u percaktuan fibrat e leshit dhe te pambukut. Ende nuk dihet ne se ky tekstil ka qene i pergatitur nga endesit vendas apo ka qene i importuar kjo pasaktesi vjen nga percaktimi kohor shume i gjere i periudhes se perdorimit te enkolpionit sic me ka thene prof. dr. Skender Anamali qe perputhet me fillimin e kultivimit te pambukut ne Ballkan megjithese mendimi i studiuesve etnografe qe bazohet ne dokumentet e shkruar eshte se kultura e pambukut ne vendin tone i perket periudhave te mevonshme.
Po nga zbulimet arkeologjike dhe pikerisht nga ato te kryera ne Piskove nga Prof. dr. Namik Bodinaku eshte gjetur nje fragment tekstili ne te cilin ndeshen bashkarisht fibra liri dhe pambuku.
Per sa i perket kultivimit te krimbit te mendafshit ne vendin tone dhe prodhimit te tekstileve te mendafshta jane kryer disa studime etnografike ne baze te te cilave rezulton se kultura e mendafshit eshte njohur nga fundi i mijevjecarit te pare te eres tone Rr. Zojsi Tregu i Shkodres dhe fillimet e industrise se mendafshit ne vendin tone Buletin per shkencat shoqerore nr. 1 1954 duke u dokumentuar gjeresisht gjate shek. XIV A. Gjergji Veshtrim historik mbi veshjet ne Shqiperi. Etnografia shqiptare nr. 7 1975. Pastaj gradualisht ky prodhim njohu nje zhvillim shume te madh duke arritur kulmin e vet gjate shek. XVIII-XIX.
Nje tjeter lloj fibre qe perdorej per prodhimin e tekstileve gjate shekujve te kaluar ka qene kerpi ai permendet ne dokumentet e shkruara te shek. XIV-XV A. Gjergji Te dhena mbi veshjen ne Shqiperi ne shek XIV-XV Studime historike Vell. 4 1967.