E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Si do i zgjidhim problemet e ish-ushtarakeve Rozeta Rapushi

Partia Socialiste prezantoi dje ne Vlore, kater pika te programit te saj per trajtimin e ish-ushtarakeve, ku nder te tjera premton zbatimin e vendimeve te Gjykates Kushtetuese per kete pjese te shoqerise dhe zbatim te ligjit te miratuar nga PS-ja ne vitin 2004. Gjate kendit te fjales me ish-ushtarake dhe ish-punonjes te policise, kreu socialist Edi Rama premtoi se PS-ja ne pushtet do te ndertoje marredhenie me kete grup interesi dhe do respektoje ato qe u ka njohur Gjykata Kushtetuese. Me konkretisht, PS premton se “do zbatojme legjislacionin ne fuqi per problemet sociale dhe ekonomike te ushtarakeve dhe kjo do te thote zbatim i plote i statusit qe keni marre me ligj nga ne ne vitin 2004. Do te shfuqizojme urgjent aktin normativ te kthyer ne ligj nga Sali Berisha ne dhjetorin e vitit 2010. Nderprerja e rillogaritjes dhe uljes se pensionit tuaj te parakohshem do te filloje, sic tha kryetari, te zbatohet gradualisht. Zbatimi direkt i dy vendimeve te Gjykates Kushtetuese qe lidhen me diskriminimin tuaj ne keto vite nga regjimi i Sali Berishes”, - prezantoi dje PS-ja, duke premtuar se kjo force politike ne pushtet do te beje cdo gje ne marreveshje brenda ligjit dhe Kushtetutes ne marreveshje me sindikatat dhe shoqatat e tyre. Rama akuzoi se jo vetem policia por edhe ushtria po vuan arbitraritetin skandaloz te ketij pushteti qe ka arritur deri ne piken ku vendimet e Gjykatave dhe perkatesisht te Gjykates Kushtetuese, per kete grup interesi, as nuk denjon ta marre ne konsiderate. “Une deshiroj ta nenvizoj, ne nuk ju premtojme asnje mrekulli, ne nuk kemi asnje shkop magjik, qe jeten e veshtire te njerezve ta bejme te lumtur sa hap e mbylle syte. Por, ama per nje gje ju zotohem se si gjithe te tjeret edhe ushtaraket pas 23 Qershorit do te kene tek ne nje dere te hapur dhe mbi te gjitha nuk do te jene me te shkelur ne dinjitetin e tyre”, - u shpreh kreu socialist. Ai premtoi se me ardhjen ne pushtet, Partia Socialiste do te komunikoje hapur, drejtperdrejte, sinqerisht dhe do thote se cfare mund te beje dhe cfare nuk mund te beje per kete pjese te shoqerise. “Ama ate qe mund ta bejme do ta bejme dhe ate qe nuk mund ta bejme nuk do ta premtojme. Kjo eshte besoj une rruga me e mire per te vendosur nje marredhenie dinjiteti, sepse ne fund te fundit nga biseda qe kam pasur me shume njerez te lenduar, me shume njerez te varferuar, me shume njerez te vene ne kushte shume te veshtira jetese, e para pike qe ngre krye gjithmone eshte lendimi nga shkelja e dinjitetit”, - u shpreh kreu socialist. Sipas tij, me PS do te rikthehet respekti i shtetit ndaj individeve qe kane kontribuar per shtetin. “Kjo eshte detyra paresore. Kjo nuk kushton para, por kjo kerkon vetedijen se njerezit qe i kane sherbyer shtetit meritojne peruljen e shtetit ndaj kontributit te tyre dhe ju do ta keni kete perulje”, - beri te ditur dje kreu socialist.

PREMTIMI

“Ne do te ulemi shume seriozisht dhe me shume respekt balle per balle me ju, ish-ushtarake dhe nuk do t’ju mbyllim me deren ne fytyre, nuk do bejme me sikur nuk ekzistojne ato vendime Gjykatash, nuk do te bejme me sikur nuk ekzistojne problemet tuaja, nuk do mbyllim me syte perballe halleve tuaja dhe bashkerisht do te trajtojme ceshtjet tuaja me urtesi dhe respekt reciprok”, - premtoi dje Rama.

Premtimet e PS-se per ish-ushtaraket

1) Zbatimi i legjislacionit ne fuqi per problemet social-ekonomike te ushtarakeve. Zbatim i plote i statusit qe keni marre me ligj nga ne, ne vitin 2004.

2) Shfuqizimi urgjent i aktit normativ te kthyer ne ligj nga Sali Berisha ne dhjetorin e vitit 2010.

3) Nderprerja e rillogaritjes dhe uljes se pensionit tuaj te parakohshem do te filloje, sic tha kryetari, te zbatohet gradualisht.

4) Zbatimi i dy vendimeve te Gjykates Kushtetuese qe lidhen me diskriminimin ne keto vite nga regjimi i Sali Berishes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›