Filloi në Bruksel Konferenca e Donatorëve për Kosovën
Sipas paralajmërimeve, në këtë konferencë Kosovës pritet ti premtohen rreth 1 miliardë euro ndihma financiare për zhvillim pas pavarësimit të saj.
N vlerësimet e Komisionit Evropian qëndron se nevojat buxhetore në Kosovë për 3 vitet e ardhshme janë rreth 1.4 miliard euro, apo rreth 500 mil ne vit.
Komisioneri evropian pr zgjerim Oli Rehn ka thn se gjatë s premtes pret q donatorët do premtojnë 1 miliard euro, ndërsa zyrtarët m optimist t Komisionit Evropian nuk e prjashtojn mundsin q shuma t jet m e lart, por jo m shumë se 1.2 miliard euro. Kjo duke pas parasysh se Komisioni Evropian tashmë ka paralajmëruar se do t’i premtojë 500 milion euro, ndërsa Washigntoni zyrtar 400 milion dollarë.
Zyrtarët e Komisionit Evropian tërheqin vërejtjen se kjo do të jetë ndihmë e madhe për Kosovën, por njëkohësisht edhe test dhe sfid pr autoritete kosovare q t dëshmojnë se munden dhe kanë kapacitete për të menaxhuar ne mënyrë të duhur me këto mjete dhe t parandalojnë ndonjë rast t mundshëm t korrupsionit.
Në këtë konferencë delegacioni kosovar udhëhiqet nga kryeministri Hashim Thaçi. Ky i fundit dje para nisjes në Bruksel theksoi se Kosova shkon shumë e përgatitur në këtë konferencë mjaft të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.
Ai shtoi se i tërë organizimi por edhe projektet që do të paraqiten janë harmonizuar me donatorët ndërkombëtarë. (INA)