E Diel, 1 Nëntor 2026

OPEC: 2030, energjia rritet me 50 %

Rritja e çmimeve të naftës, dobësimi i monedhës së gjelbër si  dhe spekulimet në tregjet financiarë do të bëjnë që deri në 2030-ën kërkesa për energji të rritet me 50 %.

Duke hedhur dritë mbi ecurinë e vitit 2008, OPEC deklaron se kërkesa do të vazhdojë të jetë e lartë, dhe kjo sigurisht që nuk do të ndikojë në stabilizimin e cmimeve.  Sipas 12-vendeve anëtare, marrëdhënia çmim-kërkesë-ofertë shkon në kahe të kundërta, çka e bën kontrollin mbi çmimet të pamundur.

 “ Kërkesa për karburante do të shkojë gjithmonë e në rritje”- janë shprehur vendet e OPEC. “ Çmimet e ulëta janë të këqija për industrinë e naftës, por në periudhë afatgjatë janë gjithashtu të këqija për konsumatorët”- thuhet në raport.

Në një deklaratë për media, sekretari i përgjithshëm i OPEC, Abdullah Al-Badri tha se një rishikim në prodhimin e naftës, mund të ndodhë në muajin Shtator. Megjithatë, mundësia që kërkesa të bjerë me 31 milionë fuçi naftë në ditë, është e madhe.

Çmimet  e naftës kanë arritur në nivelin 147 $ për barrel gjatë kësaj jave, në një kohë që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila ka në përbërjen e saj, 27 shtete, ka paralajmëruar një rritje edhe më të madhe të kërkesës, çka do të thotë rritje tjetër çmimesh, në rast se nuk rishikohet sasia e prodhimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›