De Rosi: Objektivi real, gjysmëfinalja

Pas barazimit kundër Paraguait (1-1) në ndeshjen e saj hapëse, Italia duhet të tregojë një portret më ofensiv përballë Zelandës së Re, të dielën.
“Duhet që në të jemi pak më shumë agresivë, më të mirë në pasin e fundit. Ndeshje jonë kundër Paraguait nuk ishte një nisje e keqe”, - deklaroi Daniele De Rosi, autori i golit të barazimit.
Zelanda e Re humbi me Sllovakinë dhe kundër Italisë do të luajë letrat e fundit në grupin F.
“Është një ekip që duhet mundur. Ne jemi dukshëm superiore. Sigurisht, që duhet të bëjmë kujdes ndaj tyre, pasi ata kanë lojtarë shtatlartë dhe nuk duhet luajtur me pasa të gjatë. Por është Italia ajo që do të fitojë.
"Nëse ne nuk do të shkonim në një tetat e finaleve do të ishte një dështim absolut. Objektivi ynë realist do të ishte gjysmëfinalja”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 18 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili