Lëv: Do ta kalojmë grupin

Me gjithë humbjen kundër Serbisë (0-1), trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv mbetet pozitiv: “Unë nuk kam asnjë dyshim se ne do të arrijmë në një të tetat e finaleve”, - deklaroi ai.
Çfarë konstatuat në këtë humbje?
Kishte shumë probleme sot, dy kartonë të verdhë e më pas ai kuq për Klozen, shumë raste të munguar, për më tepër një penallti. Në pjesën e parë, provuam të zhvillonim të njëjtën lojë si ajo kundër Australisë, ndërkohë që në të dytën, lojtarët e mi luajtën shumë për të përballuar një lojë 10 kundër 11. Shpresonim të kapnim barazimin. Por, unë nuk kam asnjë dyshim për faktin që ne do të arrijmë në një të tetat e finaleve. Jemi të zhgënjyer, por ne kemi vullnetin për të shkuar atje.
Çfarë nuk e funksionoi?
Shpresoja që lojtarët e mit të ishin më të saktë, ishte ky fakt që më nervozoi më shumë. Morëm 8 kartonë të verdhë dhe nuk besoj se të gjithë ishin të justifikuar. Kur bëhet fjalë për goditjet nga pas jam dakord, por nuk ishte gjithmonë ky rast. Për Klozen, për shembull, unë nuk besoj se ai e goditi në mënyrë të keqe. Në kartonin e parë ishte shumë larg fushës serbe dhe ai preku këmbën e një lojtari serb. Ishte një karton shumë i ashpër.
Përse e gjuajti Podolski dhe jo Shvajnshtajger penalltinë?
Ka një arsye për këtë. Podolski ka shënuar çdo herë që ka gjuajtur. Gjithsesi, unë nuk dhashë asnjë indikacion për këtë. Unë i lashë lojtarët ta bënin vetë zgjedhjen. Zakonisht, Podolski gjuan shumë fuqishëm, por nuk e bëri atë sot. Podolski pati shumë raste sot në kufijtë e zonës, nuk e di se përse ai nuk shënoi.
Përse e zëvendësuat Ozilin që dukej se po ngjitej fizikisht?
Ai punoi shumë. Nuk duhet harruar se ne ishim në inferioritet numerik. Vendosa të fusja lojtarë të tjerë për të sjellë gjak të freskët pas shumë përpjekjeve. Ozili luajti mirë, por punoi shumë.
Në Euro 2008-n, ju humbët pikërisht ndeshjen tuaj të dytë...
Po, dhe këtu, ne nuk dëshironim të kishim shumë presion përpara se të zhvillonim ndeshjen e fundit në grup. Por, kjo nuk është e krahasueshme me humbjen kundër Kroacisë në vitin 2008 (2-1). Me pak shanse, ne do të kishim marrë një barazim. Luajtëm më mirë në pjesën e dytë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 18 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili