Donte te vidhte kalimtaret ndalohet nga policia
Nuk i ka ecur mire nje te riu i cili po pergatitej te grabiste kalimtare te rastesishem prane rruges Ali Demi. Por ne vend te kalimtareve kane qene Efektivet e policise se komisariatit Nr 1 qe kane kaluar aty jo rastesisht. Pas nderhyrjes se menjehershme te strukturave te policise u arrit parandalimi i nje tentative vjedhje me arme si dhe u arrestua ne flagrance Avion Nikollaj 20 vjec banues ne Selite Tirane dhe tre persona te tjere. Reagimi i menjehershem i policise ka ardhur fale informacioneve operative te poseduar nga punonjesit e ketij komisariati se disa shtetas po pergatiteshin per te realizuar nje tentative vjedhje me arme ndaj kalimtareve te rastit ne rrugen Ali Demi. Autoret dyshohej se do te shfrytezonin erresiren ne afersi te nje tuneli qe ndodhej permes pallateve per te realizuar vjedhjet. Arrestimi 20 vjecarit u krye sepse mbreme ne rrugen Ali Demi ne afersi te nje tuneli prane shkolles 1 Maj pas nje kontrolli te ushtruar nga Patrulla e Pergjithshme e Policise atij i eshte gjetur nje arme zjarri e tipit pistolete Zastava e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Krahas arrestimit te Avion Nikollaj jane shoqeruar ne ambientet e komisariatit te policise nr. 1 edhe tre persona te tjere ndaj te cileve po punohet per te sqaruar rrethanat apo implikimin e tyre ne kete tentative vjedhje. Nderkohe qe materialet e perpiluara ne ngarkim te 20 vjecarit Avion Nikollaj i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Prodhimit dhe te mbajtjes pa leje te armeve.