E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy persona posedonin Heroine

Mbremjen e kaluar jane arrestuar dy persona nga seksioni Kunder Narkotikeve arrestimi i tyre u krye mbas kontrollit ku iu eshte gjetur rreth 0.6 gram lende e narkotike e dyshuar Heroine. Te arrestuarit perkatesisht jane Bledar Bega 30 vjec lindur ne Gramsh dhe banues ne Tirane i cili ka qene i denuar edhe me pare per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike dhe Edmond Tabaku 32 vjec edhe ky lindur ne Gramsh por banues ne Tirane. Pas kontrollit ne afersi te stacioni te trenit ne Tirane atyre u eshte gjetur rreth 0.6 gram lende e dyshuar si Heroine e cila ishte e ndare ne tre porcione kjo sasi atyre iu eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Nderkohe qe materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›