E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani në Korçë: Vëmendje për shtresat në nevojë

Totozani zhvilloi një takim me Prefektin Andrea Mano dhe përfaqësues të Bashkisë.

Strehimi, punësimi, dhuna në familje, integrimi në jetën ekonomike-sociale të emigrantëve të riatdhetësuar, komuniteti rom, personat me aftësi të kufizuar, apo transparencën e vendimmarrjes së Pushtetit Vendor, ishin disa nga shqetësimet e ngritura nga Avokati i Popullit.

Totozani theksoi nevojën e një strategjie të përcaktuar, deri në zgjidhjen e tyre, duke përfshirë jo vetëm personat dhe institucionet përgjegjëse, por edhe shoqërinë civile.  I pyetur nga gazetarët për të trajtimin e personave që vuajnë dënimin në institucionet e paraburgimit dhe ato të burgimit, Totozani bëri të ditur se “prioritet i Avokatit të Popullit mbetet trajtimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut, veçanërisht të dënuarve".

Lidhur me kthimin e emigrantët në vendlindje, pas krizës në vendet fqinje, veçanërisht në Greqi, ku ka patur një numër të madh nga rajoni i Korçës, ai  tha se “duhet të ketë nga ana e institucioneve një strategji mikpritjeje, sepse janë fate njerëzore dhe mjaft prej tyre përbëjnë një partner ekonomik që do të ndikojë mjaft në zhvillimin ekonomik e social të vendit”. /Start/

                                                                                             2012-05-21 15:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›