Dopiete per 2 minuta Salihi makine goli
Hamdi Salihi realizoi nje dopiete dje kunder zviceraneve te Sent Galenit 3-1. Bomberi shkodran hyri ne fushe ne pjesen e dyte kur rezultati ishte 0-0. Te paret kaluan ne avantazh zviceranet ne minuten e 49-te por per te permbysur rezultatin mendoi Salihi i cili ne harkun e dy minutave 51 53 shenoi dy here ne porten kundershtare. Golin e pare 27-vjecari e shenoi pas nje aksioni te shpejte te Rapidit dhe pas nje pasimi nga e majta brenda ne zone Salihi i vetem me portierin nuk e pati te veshtire te shenonte. Goli i dyte i shqiptarit ka qene spektakolar ku ka pasur si protagonist edhe Atdhe Nuhiun. Ky i fundit ia ka dhene nje pasim te gjate Salihit rreth 30 meter qe ishte nisur ne kundersulm. Bomberi shqiptar qe sapo ishte futur ne zone ka nxjerre blof dy mbrojtesit rivale qe kishte pas shpine pasi ka gjuajtur fluturimthi duke bere nje gjysme kthese dhe e ka derguar topin ne trekendeshin e majte te portierit duke mos i dhene atij asnje shans.