E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kambisti mjeket Ka demtime te renda

FIER - Kambisti i masakruar nga grabitesit brenda shtepise se tij ndodhet ne spitalin e Fierit ne gjendje te renduar fizike. Mjeket shprehen se ai eshte jashte rreziku per jeten por parashikojne probleme me kembet e tij te cilat sipas tyre kane pesuar demtime te medha per shkak te goditjeve me thike qe ushtruan ndaj tij dy autoret. E ndersa i sulmuari vazhdon te dergjet nen pushtetin e plageve ne spital ende nuk ka asnje te arrestuar per kete grabitje ne qender te qytetit. Policia tregon se ka pasur me shume se 30 persona te shoqeruar por deri tani askush nuk ka pranuar te kete pasur dijeni apo lidhje me ngjarjen. Nderkohe grupi hetimor ka arritur te grumbulloje edhe prova nga shenjat e lena si ne deren e ballkonit ashtu edhe ne tarracen e pallatit ku ndodhi grabitja. Burime nga grupi hetimor shprehen se me teper jane te fokusuar tek persona te cilet kane pasur njohje nga afer me kambistin pasi kane ditur detajet e zones dhe apartamentit ku ai jeton me familjen. Dy grabitesit hyne me maska ne oret e para te se henes ne shtepine e kambistit Troka duke zbritur me litar nga kati i nente i pallatit te tij deri ne ballkonin e katit te shtate. Pas dhunimit te kambistit dhe te shoqes ata arriten te merrnin 3 milione leke e te riktheheshin ne te njejten rruge qe hyne ne shtepine e Trokes.                                         m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›