E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nena e Bleones ne gjykate Do jetoj me prinderit e mi

/ /

Gjate seances se pajtimit te zhvilluar pak dite me pare Bukurije Mata u duk e lekundur ne vendimin e saj per ti dhene fund marteses. Pasi depozitoi kerkese-padine ne gjykate ku kerkonte divorcin me te shoqin Zamir Mata ajo shfaqi shenja pendimi duke argumentuar ne njeren nga seancat ne gjykaten e Kukesit se mund te rikthehej ne Zapod pasi nuk kishte nje strehe tjeter. Por ne seancen e zhvilluar dje ajo eshte shprehur e vendosur per ti dhene fund marteses duke akuzuar serish te shoqin per zhdukjen e vajzes se tyre 6-vjecare. Ndonese ende nuk eshte dhene vendimi duket se nuk ka asnje shans qe Zamir dhe Bukurije Mata te vazhdojne jeten bashkeshortore edhe pse ata kane te njejten drame humbjen pa asnje shenje te Bleones. Vajza rezulton e zhdukur qe me 22 maj te vitit te kaluar dite kur dyshohet se ajo eshte rrembyer ne kulloten siper fshatit Zapod. Gjykata e Kukesit vendosi dje ta shtyje procesin gjyqesor derisa te gjendet nje ekspert psikolog ose punonjes social. Ne seancen e radhes ekspertit do ti caktohen detyrat perkatese nga ana e gjykates. Pas kontaktit me palet dhe te miturin eksperti do te shprehet me pas ne seancen e radhes me nje raport psikologjik nga ku do te beje edhe rekomandimin e tij ne lidhje me kujdestarine prinderore per femijen 5 vjec. Aktualisht femija i bashkeshorteve Mata jeton me nenen e tij por ne gjykate babai i tij Zamir Mata ka kerkuar gjithashtu kujdestarine e tij. Tashme i mbetet gjykates e cila do te marre vendimin perfundimtar ne lidhje me kete ceshtje vendim i cili do te bazohet edhe ne vleresimin e dhene nga eksperti. Dy bashkeshortet vijojne te akuzojne njeri-tjetrin per mungesen e kujdesit te treguar per vajzen e tyre 6-vjecare fati i se ciles mbetet ende nje mister. Seanca e djeshme zgjati nje ore. Bukurije Mata kishte udhetuar nga fshati i lindjes Lojme per te marre pjese ne kete seance. Do te jetoj ne shtepine e babait tim ne fshatin Lojme. Ai me ka lene trashegimi kete prone por do te kerkoj dhe pjesen e prones qe me takon ne Zapod ku kam punuar per 10 vite. Keshtu u shpreh Bukurija jashte dyerve te gjykates. Ajo shpreson se prinderit e saj do ti blejne dhe nje banese ne Kukes apo Tirane per te jetuar ne vijim me te birin. Lojma eshte nje fshat shume i thelle ku nuk shkon as rruga e makines dhe ku mundesite per te jetuar jane te pakta. Bukurija nuk ka folur me bashkeshortin duke deklaruar se Do te dale e verteta per shpifjet qe ai ben ndaj meje. Une kam shprese tek Zoti dhe tek shteti se nje dite do ta gjej Bleonen. Sakaq Zamir Mata i keshilluar dhe nga avokati i tij nuk pranoi te flase duke drejtuar gishtin mbi te shoqen e cila sipas tij ka qene e gatshme gjithnje per te dhene intervista.

KUKES/ JONUZ HALLAI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›