E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami: Zvicra ma ka ndryshuar jetën

Valon Behrami thotë se Zvicra ia ka ndryshuar jetën atij dhe familjes së tij dhe se këmbët dhe trupi i tij do të japin gjithçka për këtë vend.

“Unë jam futbollist që i përkas përfaqësueses së Zvicrës, kjo është e qartë. Unë do të jetoj në Zvicër edhe pas karrierës, familja ime është rritur këtu. Jam shqiptar me origjinë, por Zvicrës i takoj”, ka thënë Behrami për Tdg.ch.

“Unë nuk i harroj të mirat e këtij vendi. Do të thosha se zemra ime i përket përgjysmë Zvicrës dhe Shqipërisë. Por, këmbët e mia, trupi dhe forca, gjithmonë do të japin gjithçka për Zvicrën. Nga ky shtet kam përfituar shumë”.

“Vendimi për të luajtur për Zvicrën ka qenë i thjeshtë: Zvicra e ka ndryshuar jetën time dhe të familjes. Kjo zgjedhje ka qenë logjike”, ka shtuar mesfushori.

Takimi i sotëm mes Shqipërisë dhe Zvicrës do të zhvillohet në orën 20:30 në Luzern.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›