De Biasi: Lojtarët, të frenojnë entuziazmin

Trajneri i kuqezinjve, Gianni de Biasi, thotë se e metë më e madhe e lojtarëve të kombëtares është se ata pushtohen nga entuziazmi duke humbur shpirtin luftarak.
Strategu italian thotë se atij i duhet të bëjë një punë shtesë në këtë drejtim, me qëllimin për t`i disiplinuar ata.
“Çfarë kam frikë te kombëtarja? Disiplinën taktike. Lojtarët tanë mund të tejkalohen nga entuziazmi, ndaj më duhet shumë punë për t`i frenuar në këtë drejtim”.
“Në këtë aspekt ne mund të bëjmë përparim, duke ruajtur shpirtin e tyre luftarak dhe duke i disiplinuar ata”, ka thënë De Biasi.