Dopingu në peshëngritje, IWF pezullon Shqipërinë nga gjitha aktivitetet

Rastet flagrante të dopingut nuk do të mbesin në penalitete vetëm ndaj individëve, por në grup. Vendimi i fundit nga Federata Ndërkombëtare e peshëngritjes pezullon Shqipërinë nga të gjitha aktivitetet sportive të peshëngritjes.
Siç bën të ditur Federata e Peshëngritjes, Shqipëria pezullohet pas 3 rasteve dopingu vetëm gjatë lojrave olimpike 2012, konkretisht me rastin e sportistëve Erkand Qerimajt, Sh. Brahjes e Hysen Pulakut. Ndërkaq IWF thekson gjithashtu se Shqipëria është e pezulluar që prej 2 gushtit 2012, ndërsa mbledhja e ardhshme e Federatës do mbahet në Sllovaki.