E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dopingu i perhapur ne cdo sport

Dopingu është i përhapur në të gjitha sportet. Ajo që përflitej prej kohësh, më në fund u konfirmua nga mjeku famëkeq, Eufemiano Fuentes.

Përpara Gjykatës në Madrid, i akuzuari kryesor në cështjen “Operacion Puerto” bëri deklaratën bombë.

“Në vitin 2006 kam punuar me sportistë të të gjitha disiplinave: çiklistë, futbollistë, tenistë, atletë apo boksierë”.

Mjeku ishte i pari nga të pandehurit që foli përpara gjykatëses Julia Patricia Santamaria. Ai nënvijëzoi se në atë periudhë nuk punonte për skuadrat, por për atletët e veçantë, duke shtuar ruazat e kuqe të gjakut nëpërmjet transfuzioneve.

Fuentes deklaroi se konsultat zhvilloheshin në hotele të shpërndarë nëpër të gjithë Madridin, sepse në këtë mënyrë evitohej përballja e sportistëve që përdornin substanca të ndaluara.

Cështja do të vazhdojë të bëjë bujë, sepse megjithë kërkesën e ËADA-s, Këshillit Superior të Sportit, federatës Spanjolle të futbollit apo Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit, gjykata nuk ka pranuar kërkesën që këtyre institucioneve tu lejohet aksesi në kompjuterin më të dhënat e mjekut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›