Mario Balotelli te Milani

Pas muajsh me radhë, Milani e ka arritur qëllimin.
Këmbëngulja e kuqezinjve rezultoi më e fortë se vështirësitë financiare.
Ashtu si ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, “Djalli” realizon goditjen “loë cost” pikërisht në orët e fundit të merkatos.
Mario Balotelli është një lojtar i Milanit. Konfirmimi ka ardhur nga televizioni zyrtar i klubit.
Italianët arritën akordin me Manchester City-n, falë ndërmjetësimit të menaxherit të sulmuesit, Raiola.
Në fund, “citizens” pranuan ofertën e Milanit: 20 milionë euro për kartonin e futbollistit, me shifrën që do të paguhet në harkun e 6 vjetëve.
Gjithashtu, anglezët do të përfitojnë edhe 3 milionë euro bonus në bazë të paraqitjeve dhe rezultateve.
Tashmë Balotelli do të paraqitet në Milano për të realizuar vizitat mjekësore. Më pas ai do të firmosë kontratën me kohëzgjatje 4 vjet e gjysmë, ku do të përfitojë 4 milionë euro rrogë në sezon.