Dopio dush të ftohtë në Shqipëri
Mesfushori i kombëtares daneze ka ironizuar si me rezultatin e ndeshjes dhe me atë çka ndodhi pas saj në një intervistë për mediat e vendit të tij. "Bëmë një dush të ftohtë në fushën e lojës, pasi nuk mundëm që të merrnim tri pikë të plota dhe të festonim kualifikimin për në botëror. Më pas u lamë edhe me ujë të ftohtë, duke kompletuar plotësisht natën negative në Tiranë", ka pohuar Romedal. Futbollisti ishte ndër më të dobëtit në fushën e lojës, por ai është justifikuar se kishte pasur një dëmtim në gju.