E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama perjashton Nanon e Berishen

Fatos Nano dhe Sali Berisha nuk jane pjese e rruges se re se Partise Socialiste. Ky ka qene qendrimi me i fundit i kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne pergjigje te interesimit te medieve ne lidhje me promemorien e hartuar nga mbeshtetesit e ish-kryetarit socialist, ku paraqiten verejtje per drejtimin e Partise Socialiste. “Une jam i vendosur ta udheheq PS-ne ne rrugen e re, qe tani eshte e qarte per te gjithe qe eshte nje rruge pjese e se ciles nuk mund te jene as Sali Berisha dhe as Fatos Nano”, u shpreh kreu i PS-se, ne nje komunikim me mediat. Duke prere ne kete menyre dhe shpresen e nje diskutimi te promemories publike ne mbledhjen e radhes se Asamblese se PS qe do te zhvillohet ne Shkoder diten e shtune, teksa e ka renditur ish-kreun socialist, Nano, ne nje radhe me kryetarin e mazhorances Berisha.
Ne emisionin “Top Story” te Sokol Balles ne Top Chanel, Rama eshte shprehur se nuk ka zhvilluar asnje takim sekret me Berishen. “S’kam asnje arsye te bej nje gje te tille. Jo dhe nuk ka asnje perpjekje per te fshehur qe ka nje klime bashkepunimi, perkundrazi une jam shume i bindur qe kjo klime bashkepunimi eshte ajo cka i duhet vendit, nese ky bashkepunim eshte i brishte apo i vonuar, nuk eshte faji i opozites, por i Berishes”, ka deklaruar Rama. Per te, “Nano eshte aleati i Berishes dhe nuk eshte as problem i PS apo i imi, aq me pak te jete arsyeja e bashkepunimit qe ne kemi kerkuar dhe deshmuar ne vazhdimi per shkak te interesave te medha te vendit, per shkak se ne jo vetem te marrim ftesen e integrimit ne NATO dhe BE”. Ne te njejten linje ai eshte shprehur edhe ne lidhje me kalimin e Policise se Ndertimit ne doren e bashkise, si dhe te ujesjellesve, pasi ne kete gjendje qe jane, jane nje “patate e nxehte” e qeverise per pushtetin vendor.
Kreu socialist Rama nuk ka munguar t’i kujtoje Berishes se e ka rrahur tre here rresht per bashkine e Tiranes. Duke iu pergjigjur interesimit te gazetarit ne lidhje me tonet e zbutura te kreut te qeverise Berisha ne drejtim te tij, pa perjashtuar dhe tre takimet ne tri dite mes tyre, kryetari i opozites nuk ka munguar te shprehet se pikerisht keto fitore ne sfidat elektorale, duket se e kane detyruar Berishen te njohe autoritetin e tij si kundershtar serioz politik. “Une besoj qe tre here te rrahur rresht nuk i kane bere keq zotit Berisha, e kupton mire se me zotin Edvin nuk mund te sillet sic sillet me te tjeret. Sepse u be tre here rresht qe lufton me Edvinin dhe gjendet si qytetar i thjeshte qe e drejton Edi Rama. Edhe beteja e fundit tregoi, mendimi i qytetareve eshte krejt tjeter, me hir apo pa pahir verdikti duhet respektuar”, ka qene deklarata e Rames. I cili, duke argumentuar faktin e humbjeve ne perballjen me te djathten pas 18 shkurtit, ka theksuar se ajo qe vlen te evidentohet eshte se zgjedhjet e pjesshme nuk perbejne ose nuk kane perbere ndonje lloj testi, pasi aty ku jane bere zgjedhjet kane qene zona te PD-se.
Kreu i PS, Edi Rama, nuk ka munguar te sqaroje dhe njehere ecurine e marredhenieve me dy kundershtaret e tij politike, Berisha dhe Nano, te cilet per te jane ne aleance te plote per te mbajtur te vjetren ne kembe. Ai e cileson Nanon si arkitektin e ndarjes se PS dhe largimin e Metes, si personin kryesor te humbjes se PS ne zgjedhjet e 3 korrikut dhe si arkitektin e zgjedhjes se Bamir Topit si President i vendit. Sipas Rames, etja e shfrenuar e Nanos per te qene president i vendit, solli dhe trafikun e turpshem te votave. Nderkohe qe ka sqaruar dhe njehere pozicionin e tij ndaj kandidature se Cekes, teksa eshte shprehur se ai ishte kandidature e miratuar ne listen e opozites dhe qe i kishte konfirmuar se kishte dhe mbeshtetjen e mazhorances.
Fatos Nano
“Fatos Nano eshte aleat i Berishes, ato jane pamjet e nje deshtimi te tranzicionit te njepasnjeshme, pas tyre vjen vetem qameti dhe nuk ka asgje tjeter. Nano nuk eshte problemi im, por i Sali Berishes. Nuk ka asnje ndarje te PS te ngjashme me cka ka ndodhur me perpara, sepse ajo po bashkohet perdite e me shume me shqiptaret qe kerkojne kete PS, te shkeputet nga politika e vjeter”.
Pragu i LSI
Rama ka mohuar faktin qe nuk eshte e vertete qe ka nje akord me LSI per rritjen e pragut. “Eshte nje proces diskutimi. PS nuk ka asnje arsye qe te ngule kembe ne te gjithe forcat ne nje version te sistemit, por ngul kembe sepse i ka te gjitha arsyet te besoje te ky sistem aktual, ku jemi te hapur. Kjo reforme behet duke negociuar dhe peshuar mire se si ne i japim Shqiperine nje sistem te drejte, qe te garantoje transparence”, tha Rama.
Post 18 shkurti
“Ne kemi fituar betejen e madhe te zgjedhjeve dhe kjo eshte e para. Asgje nga keto shfaqje sporadike nuk e erreson keto fitore. Pasi fituam zgjedhjet morem kohen qe na duhej per te cuar atje ku duhet reformimin e PS-se. PS ka ndryshuar dhe vazhdon te ndryshoje, per mbyllur kapitullin e vjeter te politikes. Presidenti, zgjedhja e tij, po mos ishte etja per pushtetin personal e Nanos, gjerat do te ishin ndryshe”, tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›