E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorë për dore në Champions League

Inter dhe Napoli janë ndarë me rezultat të barabartë 1-1 në kuadër të javës së 37-të në Serie A. Me këtë pikë të fituar “Nerazurrët” sigurojnë pozitën e dytë në renditjen tabelore të ligës italiane ndërsa napoletanët vendin e tretë.

Golin e parë në ndeshje e shënoi sulmuesi kamerunas i Interit, Samuel Eto`o në minutën e 14-të ndeshjes. Kur të gjithë menduan se pjesa e parë e ndeshjes do të përfundoj me këtë epërsi të kaltërezinjëve të Milanos, napoletanët arritën të barazojnë rezultatin 1-1, në sulmin e fundit të kësaj pjese me anë të sulmuesit të disponuar për ndeshje Zuniga (`45+).

Në pjesën e dytë të ndeshjes megjithëse futbollistët e të dyja ekipeve organizuan aksione të rrjedhshme nuk pati gola dhe kështu Inter dhe Napoli siguruan pjesëmarrjen drejtpërdrejt në garën më të madhe europiane në futboll, Champions League.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›