E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porto, kampion pa humbje

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 08:31

Kampioni Porto u bë ekipi i parë pas 33 viteve që përfundoi sezonin në Kampionatin portugez pa pësuar asnjë humbje, duke mposhtur Maritimon me rezultat 2-0 në udhëtim të shtunën, me golat nga mesfushori Silvestre Varela dhe sulmuesi brazilian, Walter.

Për herë të fundit, një gjë të tillë e kishte bërë rivali Benfica më 1972-73. Porto kishte siguruar titullin e tyre të 25-të në ligë, muajin e kaluar dhe përfundoi sezonin me 84 pikë dhe bilanc prej 27 fitoreve dhe tri barazimeve.

“Sonte kemi arritur diçka që është shumë e vështirë dhe do të mbetet përgjithmonë në kujtimet tona. Ne jemi shumë krenarë për punën tonë”, tha trajneri i Portos, Andre Villas Boas për SportTV. \

Porto u përgatit në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen finale të Europa League, të mërkurën në Dublin, ndërsa kundërshtari i tyre i ardhshëm, Braga e përmbylli sezonin me humbje.

Sporting Lisbona mposhti Bragën (e katërta) me rezultat 1-0 duke siguruar pozitën e tretë dhe kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Europa League. Benfica barazoi 3-3 me Leiria dhe përfundoi e dyta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›