E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionet e Europes festojne Milan Man. City Borussia dhe Lille

Kohë titujsh dhe festimesh me kampionatet evropiane që kanë dhënë verdiktet e një sezoni të gjatë dhe spektakolar të futbollit. Milani ka festuar titullin e 18-të kampion në Itali, duke I dhënë fund një kampionati shumë të rivalizuar në Seria A. Me mijëra tifozë kuqezi kanë pritur si heronj futbollistët e drejtuar nga Masimilianoi Allegri, që janë kthyer te “Scudeto” pas shtatë vitesh pritje dhe dominimi të rivalëve të tyre të përjetshëm të Interit. Triumfi i Milanit në këtë sezon shihet nga kuqezinjtë si një revansh I futbollit të pastër pas vitesh polemika dhe ndëshkimesh si pasojë e skandalit “Calciopoli” që tronditi kampionatin italian.

Në Angli kryeqyteti i futbollit britanik është qyteti i Manchesterit. Pas fititmit të titullit kampion nga United i Alex Ferguson, skuadra tjetër e këtij qyteti, Manchester City ka festuar suksesin në Kupën e Federatës. Skuadra e Roberto Mancinit mundi 1-0 në finale Stoke City për të ngritur një trofe të rendësishëm të futbollit anglez pas një pritjeje 35 vjecare. Me këtë sukses, City ka mbyllur një kampionat në mënyrë positive ku një tjetër objektiv i rëndësishëm është sigurimi I një bilete për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Feston edhe Borusia e Dortmundit që ka zyrtarizuar titullin kampion në Gjermani, pas një dominimi total të Bundesligës. Skuadra e Jurgen Klop mundi 3-1 Eintrahtin e Frankfurtit në ndeshjen e fundit për të finalizuar një sezon perfekt.

Në Francë, Lille ka fituar Kupën e Ligës pas fitores në finale 1-0 kundër Paris SG. Sukses I parë pas më shumë se gjysmë shekulli pritje për skuadrën e Rudi Garcia që prêt të festojë edhe titullin kampion pasi kryeson renditjen e Ligës 1 franceze.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›