E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serie A, i dyti dhe i treti barazojnë

Napoli dhe Interi janë ndarë baras, 1-1, në takimin e javës së 37-të të Serie A, që u zhvillua të dielën në Stadio San Paolo.

Me një goditja nga afro 23 metra, Samuel Eto`o kaloi mysafirët në epërsi (15’), duke regjistruar kështu golin e 35-të të sezonit në të gjitha garat.

Mirëpo, në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1), vendasit barazuan shifrat me golin e Juan Camilo Zunigas.

Në pjesën e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk shënoi gol, ashtu që u ndanë të kënaqura me nga një pikë.

Një javë pa përfunduar Kampionati, Interi gjendet në pozitën e dytë me 73 pikë, ndërsa Napoli është i treti me 69 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›