Dorëheqja e Berishës tërheq vëmendjen e Mediave të huaja
SHBA- Dorëheqja e kryeministrit Sali Berisha është komentuar gjatë dhe në mediat e huaja. Reuters shkruan se më në fund Berisha theu heshtjen 3-ditore duke pranuar humbjen e zgjedhjeve të fundjavës.
Në deklaratën e tij Berisha deklaron dhe dorëheqjen nga postet funksionale drejtuese të Partisë Demokratike, teksa largimi i tij nga pushteti i hap rrugë qeverisjes se ish-kryebashkiakut Edi Rama, i cili korri fitoren këtë të dielë shkruan Reuters, sipas të cilit, heshtja e Berishës kishte rritur shqetësimin e perëndimit se ndoshta mund të mos pranonte rezultatin.
qashington post i ka kushtuar një shkrim dorëheqjes së kryeministrit në ikje Berisha, i cili sipas tij dominoi jetën politike të 23 viteve të fundit. Duke iu referuar shifrave për zgjedhjet e së dielës, washington post shkruan se Berisha dhe partia e tij u mund nga një rezultat i thellë në favor të dukshëm dhe të qartë të socialistëve dhe aleatëve të kësaj force politike që tashme jep fund opozitës 8-vjecare.
“Një fitore e thellë e së majtës”-kështu është konsideruar rezultati dhe për Herald Sun, teksa këto zgjedhje e më së shumti lëvizja politike e Berishës ka tërhequr vëmendjen dhe të shtypit e medias së rajonit.
(e.m/News24/BalkanWeb)