Suksesi i LSI në zgjedhjet parlamentare, flasin deputetët
Edhe në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka nga ata që janë habitur nga suksesi i tyre në këto zgjedhje. Nuk mungon as kush përfiton nga rasti për t’u distancuar nga ish-aleatët demokratë. Forca e mandateve të fituara lejon LSI-në të distancohet nga 21 janari. Deputeti i konfirmuar Lefter Koka, pohon se demokratët në këto zgjedhje paguan arrogancën e forcës së asaj dite. Koka e pranon se suksesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka habitur.
Ndërsa Agron Çela në Shkodër nuk është fare i surprizuar, përkundrazi, priste mandatin e dytë. Edhe Robert Bitri nga Fieri priste më shumë dhe shpjegon përse nuk erdhi mandati i tretë. Pirro Kapurani në Korçë që është edhe sekretar politik i Qarkut, tregon si i mposhti presionet e dy partive të mëdha.
Të katërt, premtojnë besnikëri ndaj elektoratit të LSI-së.