Topalli falënderon mbështetësit
26-06-2013 / Gazeta 55
Reagimi i Kryetares së Kuvendit në rrjetin social “Facebook”
Kryetarja e kuvendit te Shqipërisë dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli thyen heshtjen me një reagim në “Facebook”. Topalli shpreh falenderime dhe mirënjohje për çdo militant, anëtar, simpatizant e votues të Partisë Demokratike.
“Falënderim dhe mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë absolute me të cilën mbrojtët alternativën dhe votën tonë. Me mirënjohje të pafund. Jozefina.”- shkruan Topalli në Facebook.