E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE, Wollfarth: Zgjedhjet të qeta, rezultati u pranua. Shqipëria më shumë dinjitet

TIRANË- 4 ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth përfundon mandatin e tij 3-vjecar në Shqipëri.

Në fund të mandatit të tij, ai ka organizuar një pritje rreth orës 19:00 me krerët më të lartë të shtetit e politikës, por edhe gazetarë e diplomatë. 

Në fjalën e tij përmbyllëse ambasadori Wollfarth komentoi procesin e zgjedhjeve duke e quajtur të përmbushur misionin e tij në Shqipëri, pasi sic nënvizoi ai, procesi zgjedhor ishte i qetë dhe u pranua nga të gjitha palët. Kjo sipas ambasadorit, vlen të përgëzohet dhe e ngre Shqipërinë në një shkallë më të lartë dinjiteti.

“Do doja që në prani të të ftuarve të thosha që jam shumë i emocionuar, puna jonë është bazuar tek puna në ekip dhe bëhet për Shqipërinë, për të ardhmen e saj. Misioni im është i përmbushur, pavarësisht mosmarrëveshjeve politike zgjedhjet prodhuan një rezultat të qartë dhe të pranueshëm dhe duhet përgëzuar mënyra e pranimit. Më gëzon fakti që Shqipëria është në një fazë të re, në një shkallë më të lartë dinjiteti”, tha ai. 

Ambasadori tha para të ftuarve se misioni i tij do të vazhdojë në një vend tjetër sic është Kuvajti.

Pak para se të përfundonte procesi zgjedhor ambasadori mblodhi në një takim në “Hotel Sheraton” ambasadoret e BE-së të akredituar në Tiranë. Edhe pse një takim informal, të pranishëm ishin kryetarja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it Conny Mccormack, kryetari i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së Roberto Battelli, ambasadori amerikan Alexander Arvizu dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian Ettore Sequi.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Zgjedhjet, SHBA: Palët të punojnë në mënyrë konstruktive, qeveria e re të forcojë shtetin ligjor Arvizu takon fituesit: Mesazhi im, tranzicioni të bëhet butë, SHBA partner të Shqipërisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›