E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëheqja e Ivzikut, MSH hap konkursin për Drejtorin e ri të QSUT

Fill pas dorëheqjes se ish-drejtorit të QSUT-së, Saimir Ivziku, Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkursin për drejtorin e ri të QSUT-së. Në një njoftim për mediat në faqen zyrtare të MSH-së, ky institucion bën me dije se për këtë post mund të konkurojë çdo kandidat që ka përfunduar studimet për mjekësi, ekonomik dhe juridik. Ky vendim vjen pasi Bordi drejtues me në krye Ministrin e Shëndetësisë, Vangjel Tavo, pranoi dorëheqjen e ish-drejtorit të QSUT-së, Saimir Ivzikut. Bordi vendosi gjithashtu reduktimin e numërit të shtretërve në QSUT, nga 1450 në 1228, tregues ky sipas këtij Bordi, i performancës në shëndetësi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›