E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbikqyrja, Rasmussen: NATO s`do të zvogëlojë numrin e ushtarëve

Teksa Kosova i ka dhënë fund sot pavarësisë së mbikqyrur, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka theksuar se NATO nuk planifikon të zvogëlojë numrin e ushtarëve në Kosovë, edhe pas mbylljes së Zyrës Civile Ndërkombëtare.
 

“Strategjia jonë nuk ndryshon, edhe numri i ushtarëve tonë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar”, ka thënë Rasmussen në selinë e NATO-s.
 

Mbyllja e ICO-së shënon përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, por KFOR-i dhe EULEX-i ende do të mbesin në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›