E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërprerja e energjisë në fshatin Domje, banorët në protestë

Ndërprerja e energjisë në mënyrë kolektive për fshatin Domje vetëm pak km larg Tiranës ka sjellë një konflikt të fortë mes banorëve dhe kompanisë së shpërndarjes së energjisë ÇEZ.
 

Duke pretenduar se heqja e dritave është bërë në mënyrë të padrejtë pasi i kanë paguar faturat, banorët në mënyrë të organizuar kanë rrethuar ndërtesën e kompanisë duke mos lejuar të zhvillohet procesi normal i punës në të. Ndërsa kompania pretendon se nuk është paguar energjia banorët kundërshtojnë duke mos u deklaruar debitorë.
 

Banorët kanë mbajtur nën rrethim kompanianë për gjatë gjithë ditës duke mos lejuar punonjësit të hyjnë e të dalin. Ata kanë lajmëruar se të njëtjin veprim do ta bëjnë edhe në ditët në vijim deri sa të sqarohet çështja dhe energjia të kthehet në banesat e tyre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›