E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i ricertifikimit, MSH i tërheq vërejtjen mjekëve për vonesa

Autoriteti shëndetësor Rajonal dhe Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdimësi ka publikuar analizën për 6 mujorin e parë të këtij viti në lidhje me ecurinë e programit kombëtar të ricertifikimit të gjithë mjekëve, ku sipas përfundimeve situata paraqitet problematike pasi numri i mjekëve që nuk janë paraqitur fare për të marrë kreditet e duhura është i lartë.

Ministri i shëndetësisë Vangjel Tavo i bën thirrje të gjithë mjekëve që të mbledhin 150 kredite gjatë ciklit të parë të programit të ricertifikimit në të kundërt do ketë penalizime.
 

Sipas Drejtoreshës së autoritetit shëndetësor Rajonal Liljana RamasaÇo ka ende shumë probleme në drejtim të edukimit të vazhdueshëm.
 

Ndërkohë gjatë këtij takimi Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo është prononcuar për mediat në lidhje me dorëheqjen e ish-drejtorit të QSUT-së, Saimir Ivziku për të cilin ka theksuar se dorëheqja e tij është bërë për arsye personale

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›