Doreheqja e Montit Europa skeptike per Italine

Njoftimi i beftë i kryeministrit italian Mario Monti për të dhënë dorëheqjen ka shkaktuar një vale reagimesh në Europë.
Vendimi i tij për t’u larguar pas miratimit në parlament të ligjit të stabilitetit financiar, ka shtuar edhe më shumë pasiguritë se kush do të jetë pasardhësi i tij.
Poliktikëbërësit europianë parashikojnë pasoja serioze.
“Kredibiliteti i Italisë është përmirësuar muajt e fundit, duke bërë që ajo të rifitojë pozicionin e saj në Europë. Nëse Italia futet sërish në një periudhë destabiliteti, kjo do ta bënte më të vështirë zgjidhjen e krizës së euros”-thotë Thierry de Montbrial.
Vendimi i Montit vjen pasi partia e Silvio Berluskonit tërhoqi mbështetjen e saj për qeverinë e Montit. Ish kryeministri italian, Silvio Berluskoni po konsideron rikthimin e tij në politikë.
Martin Shultz presidenti i Parlamentit Europian, një prej zërave kundërshtues të Silvio Berluskonit, pas lëvizjeve të fundit në Itali shprehet:
“Silvio Berluskoni ka qenë kryeministër i Italisë për një kohë të gjatë dhe rezultati i kësaj është i njohur. Qeveria e tij ka qenë një prej shkaktareve të krizës që Italia dhe Europa po përballen sot”.
Analistët thonë se zgjedhjet, të cilat mund të mbahen në shkurt, ndërkohë që më parë ishin caktuar në prill, mund të prodhojnë një parlament të fragmatizuar italian me një koalicion të brishtë, jo e aftë të implementojë reformat e nevojshme.