E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëheqja e Uruçit,LSI: Skenar i Ramës

Lëvizja Socialiste për integrim ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së kryetares së LSI-së në Shkodër, Esmeralda Uruçi duke u shprehur se ky është skenar i shëmtuar i Edi Ramës që njerëz të blerë dhe të kapur nga korrupsioni i tij bashkiak po i përdor, si pasojë e panikut që ka nga rritja dhe shpërthimi i LSI në gjithë Shqipërinë.Sipas LSI-së Uruçi ka qenë e komandur në degën e LSI në Shkodër dhe jo e zgjedhur sipas parimit një anëtar-një votë, siç pretendon ajo. Largime të tilla të dy apo tre njerëzve të kapur nga paratë e pista të betonizimit të Tiranës, apo nga paratë e p/buxhetit që Rama nuk pranon ta detajojë, nuk e frenojnë aspak rritjen e pandalshme të LSI, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë"-thuhet një deklaratë për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›