E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Kuçovë prezanton kandidatin e ri të LSI-së

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ilir Meta ka zhvilluar një takim me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike në Kuçovë. Gjatë takimit, Meta paraqiti kandidatin e LSI për deputet në Kuçovë, Petrit Ago dhe deklaroi se "LSI do të dalë forcë e parë politike në Kuçovë dhe Ago do të jetë një përfaqësues i denjë i Kuçovës në parlamentin e ardhshëm, pasi kuçovarët duan njerëzit e punës". Meta tha se me 28 Qershor, Kuçova do të ndahet njëherë e mirë me ata që e kanë konsideruar këtë qytet si një vend që sipas tyre kandidatët mjafton të varin xhaketën dhe kuçovarët votojnë symbyllurazi. Por ata e provuan se kjo xhaketë nuk pati aspak mirënjohje, respekt apo dashuri për popullin e Kuçovës. Ndaj, tha Meta, Kuçova është bastion i punës dhe dinjitetit njerëzor dhe jo bastion i asnjë lloj partie apo individi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›