E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Zgjedhjet ne rrezik, të ngrihet komisioni Ad Hoc

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla në një konferencë për shtyp është shprehur se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit janë në rrezik sepse mazhoranca nuk pranon ngritjen e komisionit Ad Hoc të përfaqësuar në shumicë nga opozita. Sipas tij Partia Socialiste është e mendimit, se mos ngritja në kohë e komisionit parlamentar të monitorimit për këtë proces, i heq të vetmen mundësi efektive opozitës, për të pasur akses dhe informacion. Balla vuri në dukje gjithashtu se zgjedhjet rrezikohen edhe nga procesi i ngadaltë i shpërndarjes së kartave të identitetit. Sot, 40 ditë nga dita e njoftimit për fillimin e procesit të shpërndarjes së kartave të identitetit dhe 126 ditë deri në ditën e zgjedhjeve, konstatojmë me shqetësim të madh, se ky proces vazhdon të mbahet i bllokuar në pjesën më të madhe të njësive vendore të vendit u shpreh Balla "Ne sot, akuzojmë drejtpërdrejt Sali Berishën, si përgjegjësin kryesor politik e ligjor për sabotimin e këtij procesi. Ne vërejmë me shqetësim, se është Kryeministri ai që po pengon këtë proces në mënyrë të qëllimshme, për të rikthyer ëndrrën e tij të votimit me certifikatat që ai i ka shumë për zemër" theksoi Balla

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›