Pronat, PS: Qeveria gënjen
Tiranë-Partia Socialiste ka kërkuar sot nga qeveria të regjistrojë pronën bujqësore në vend. “Reforma e tokës bujqësore, e cila ka qenë në rendin e ditës që në vitin 1991 ende mbetet një nga problemet më të mëdha duke u bërë pengesë në zhvillimin ekonomik të vendit”-theksoi Besnik Bare, sekretar për Mjedisin në PS, ku ka shtuar se prej 18 vjetësh të ndarjes së tokës sipas ligjit, bujqit nuk janë ende zotër të ligjshëm në tokën e tyre.
“Administrimi i tokës është i deformuar duke patur mbivendosje, konfuzion, dhe konflikte shpesh herë me përmasa tragjike. Nuk vihet re një vizion i qartë, procesi është i kapur e ngërthyer në konfliktualitet ligjor dhe institucional duke vijuar të jetë shumë larg zgjidhjes”-tha më tej Bare.
Sipas tij, Qeveria vazhdon të mos përmbushë detyrimet e saj kontraktuale me qytetarët shqiptare, jo vetëm duke mos i dhënë rrugëzgjidhje procesit, por përkundrazi duke e penguar e futur në një konfuzion akoma më të madh.
“Shpërndarja e certifikatave të pronësisë për tokën bujqësore është jo vetëm një proces i papërfunduar, por duket qartë se përmes mbajtjes peng të pronësisë së ligjshme të bujqve mbi tokën, procesi pengohet të realizohet, për të pasuruar bizneset e familjes qeverisëse”-tha ndër të tjerash sekretari për Mjedisin nga Partia Socialiste.