E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza,PS:Qeveria po tregohet indiferente

Partia Socialiste deklaron se qeveria e kryeministrit Berisha po tregohet indiferente ndaj efeketeve të krizës globale e cila ka prekur vendin tonë në disa sektorë. Sipas deputetit socialist Arben Malaj, qeveria gënjen kur flet për rritjen ekonomike dhe nuk jep asnjë shifer konkrete. Malaj tha se zhvlerësimi i lekut po ndikon drejtpërdrejt ne xhepat e shqiptarëve. Gjithashtu Malaj tha se ekonomia është prekur në disa sektorë ku ndërhyrja e qeverisë është jetike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›