E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëheqje nga kampi Klinton

 

Kryestrategu i fushatës elektorale të kandidates demokrate ne zgjedhjet amerikane, Hillari Klinton ka dhënë dorëheqjen. Mark Penn, u largua nga ky rol, pasi u mësua se ishte takuar me zyrtarë të qeverisë kolumbiane për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje të tregtisë së lirë që kundërshtohej nga zonja Klinton. Penn është i njohur si një nga arkitektët kryesor të pjesës më të madhe të fushatës elektorale të Hillari Klinton deri më sot. Ai ishte takuar me Ambasadorin e Kolumbisë në Shtetet e Bashkuara të hënën e kaluar në rolin e tij si shefi i kompanisë për marrëdhëniet me publikun, për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje të propozuar e cila po përgatitet për tu marrë në konsideratë nga Kongresi. Penn kërkoi ndjesë dhe tha se takimi kishte qenë një gabim.

T.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›