E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja ul jetëgjatësinë

 

Niveli i lartë i ndotjes ndikon drejtpërtdrejt në uljen e jetëgjatësisë së shqiptarëve. Përveç grimcave të pluhurit në ajër specialsitë të Institutit të Shëndetit Publik për herë të parë kanë bërë matje të gazrave në ajër si NO2 dhe benzenit, të cilat janë kancerogjene dhe në disa pika rezultojnë të jenë të të larta 30 % më të larta se normat e lejuara në vendet e Bashkimit Evropian. Ndotja e ajrit nga gazrat e ul mesatarisht 2 vjet jetën e shqiptarëve dhe rrit sëmundshmërinë e tyre. "Është llogaritur që ulja e jetesësnë Shqipëri për shkak të ndotjes është 1.5 deri në 2 vjet"-u shpreh Agron Deliu, specialist i Shëndetit Publik.

Specialistët kërkojnë që strukturat e posaçme të marrin seriozisht masat pr reduktimin e ndotjes dhe të mos i anashkalojnë përgjegjësitë sa nga njëra palë te tjetra. Në ditën botërore të Shëndetit edhe ministri i Shëndetësisë ka kërkuar më tepër angazhim për shkak të ngrohjez globale dhe ndryshimeve klimaterike. Pasojat e ngrohjes globale do t'i vuajnë më shumë vendet e varfra të cilat nuk do të mund t'i përballojnë. Një ndër to mund të konsiderohet Shqipëria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›