Francë Sarkozi bojkoton lojërat Olimpike
Autorët e editorialeve të shtypit francez, debatojnë sot për mundësinë e bojkotimit nga presidenti francez, Nicolas Sarkozy, të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, ndërsa Flaka Olimpike përshkon Parisin pas kthimit nga Londra. ''Figaro'' vlerëson se të kërkosh bojkotimin e Lojërave Olimpike ''nuk i shërben asgjëje''. Lidhur me ceremoninë e hapjes së këtyre lojërave gazeta vlerëson, se ''presidenti francez kërkon t'i dëgjohet zëri'' duke kujtuar se zëri i tij ''është zëri i Europës'', por askush nuk është në gjendje t'i diktojë qëndrimin e tij''. ''Liberation'' shkruan në faqen e saj të parë ''Mos i mbani peng Lojërat Olimpike''.''Propozimi për bojkotimin e Lojërave Olimpike, kërkese e vështirë për t'u pranuar është armë preçizioni. Në kundërshtim me kërkesën e bërë me këmbëngulje për bojkotimin e përgjithshëm të tyre nga disa ekstremistë , të cilët kërkojnë edhe hënën duke qenë të sigurtë se nuk do ta arrijnë, ceremonia rrezikon të dështojë'', shkruan kjo e përditshme. ''La Croix'' shikon ''anën pozitive të këtij solidariteti të fateve njerëzore'' me ''mobilizime, revolta, zemërime dhe manifestime'', por shtron pyetjen: ''për çfarë shërbejnë këto veprime, nëse shteti nuk bën asgjë?''.''Le telegramme'' diskuton për shembullin gjerman, ndërsa presidenti francez, Nikolas Sarkozi, pret të shikojë ''zhvillimin e ngjarjeve''.