E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, nis "Java e filmit spanjoll"

Ambasadori Montobio, i kënaqur për praninë në qytetin e Shkodrës, me të cilin vitet e fundit bashkëpunimi në fusha të ndryshme është intensifikuar, shprehu bindjen se “pesë filmat që do të shfaqen gjatë kësaj jave, me tematikë edukuese në shërbim të shoqërisë, do të mirepriten nga publiku shkodran”.

Sipas ambasadorit Montobio, “Java e filmit spanjol” vjen në Shkodër pas një rrugëtimi të nisur nga kryeqyteti dhe më pas edhe në qytetin e Beratit, ku sipas tij, interesimi i publikut shqiptar për filmin spanjoll ka qenë i madh.

“Ajo që e bën interesante këtë javë eshtë fakti se pjesë e repertorit të filmave janë edhe ato me tematikë emigracionin, ku flitet për emigrantët e Spanjës në fillim të viteve '60 në Zvicër. Në një farë mënyre kjo pasqyron edhe përvojën e familjeve të emigrantëve shqiptare që e kanë përjetuar atë jashtë vendit të tyre”, u shpreh Montobio.

Kryebashkiaku Lorenc Luka tha se “bashkëpunimet e Bashkisë me Ambasadën e Spanjës, ka vite që janë shtrirë në shumë fusha, ndër të cilat, kultura zë një vend të veçantë”. Duke u ndalur tek aktiviteti në fjalë, kreu i bashkisë Shkodër shprehu falënderime për organizatorët dhe në veçanti për ambasadorin Montobio, për mbështetjen që ky i fundit po i jep Shkodrës dhe në përgjithësi rajonit verior në shumë fusha. “Java e filmit spanjoll” në Shkodër do të vazhdojë deri të premten.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›