Dorëhiqen dy gjyqtarët: Na fyeu ministri Alibeaj
“Alibeaj na fyeu, japim dorëheqjen”. Dy toga të zeza, “të mërzitur” nga urdhrat e shumtë të ministrit të Drejtësisë, për mënyrën e zhvillimit të seancave gjyqësore dhe raportet e përditshme që kërkon dikasteri i Drejtësisë, kanë paraqitur dorë-heqjen në KLD.
Kërkesat e tyre pasi janë regjistruar, janë caktuar të shqyrtohen nga KLD-ja mëngjesin e të hënës në mbledhjen e radhës të Këshillit. Materialet e depozituara nga gjykatësit tashmë u janë shpërndarë anëtarëve të KLD-së, të cilët janë njohur me to dhe pritet që paraditen e nesërme, Këshilli të dalë me një vendim, nëse do t’i pranojë apo jo dorëheqjet e gjyqtarëve. Gjykatësi i Apelit i kryeqytetit Bashkim Caka, dhe gjykatësi i Korçës, Gazmend Begaj, e kanë paraqitur dorëheqjen pak kohë më parë. Burime nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pohojnë se gjyqtarët Caka dhe Begaj, veç të tjerash, kanë parashtruar si arsye për largimin e tyre, edhe faktin e detyrave të shumta që ministri i Drejtësisë u ka ngarkuar sekretareve gjyqësore, në lidhje me informacionin e përditshëm, që dërgohet në ministri për punën e togave të zeza. Sipas tyre, nëse sekretaret gjyqësore shënojnë në fillim të procesverbalit të seancës orën e nisjes së procesit dhe në fund të procesverbalit orën e përfundimit të seancës gjyqësore, atëherë është e tepërt që të njëjtën gjë ta shkruajnë në raportin e përditshëm që dërgojnë në Ministrinë e Drejtësisë.
“Fyerja” e gjyqtarëve
Duke konsideruar këtë si ngarkesë të tepërt për sekretaret, por dhe fyerje për togat e zeza, dy gjykatësit i kanë kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që t’iu pranojë dorëheqjet, pasi sipas tyre nuk mund të punohet në kushte të tilla pune. Ndërkohë, gjyqtari i Korçës ka parashtruar si arsye të dorëheqjes nga detyra edhe ngarkesën e madhe në punë. Sipas tij, gjyqtarëve u duhet të mbarojnë disa çështje në ditë, duke bërë që ngarkesa të rritet së tepërmi aq sa në mjaft raste gjykatësve u duhet të punojnë edhe në shtëpi me dosjet. Burime nga KLD-ja pohojnë se dorëheqjet e dy gjykatësve Caka dhe Begaj si ajo e anëtarit të KLD-së Guxim Zeneli, i cili është dekretuar në Gjykatën e Lartë, tashmë janë futur në rendin e ditës të mbledhjes të së hënës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku do të shqyrtohen edhe një sërë problemesh të tjera të drejtësisë. Ministri i Drejtësisë Enkeljed Alibeaj në maj të këtij viti, fillimisht, u komunikoi me anë të një urdhërese sekretareve gjyqësore të hiqnin dorë nga zbardhja e vendimeve gjyqësore. Sipas ministrit, kjo do të shmangte keqkuptimet që mund të dilnin më vonë, për shkak të gabimeve drejtshkrimore, dhe për më tepër shkrimi i vendimeve është detyrë e gjyqtarëve.
Ministri
Vetëm pak ditë më vonë, ministri Alibeaj me një tjetër shkresë dërguar nëpër gjykata, detyroi sekretaret gjyqësore të mbanin raport të plotë dhe të detajuar për të gjitha veprimet që kryejnë gjyqtarët, duke filluar nga ora e caktuar për seancat gjyqësore, orën reale të fillimit të gjykimit, sa zgjat gjyqi, kërkesat e palëve, ora e mbarimit të seancës dhe në fund arsyet e shtyrjes dhe koha kur do jetë seanca tjetër. Veç këtyre, sekretaret u ngarkuan të shënonin edhe kohën kur gjyqtarët ndodhen në kolegje penalë apo civilë. Në këtë kohë reaguan ashpër dy shoqatat e togave të zeza, të cilët pretenduan se sekretaret gjyqësore po ktheheshin në “spiunë’ të ministrit dhe në instrumente të Alibeajt për të kontrolluar gjyqësorin. Reagimi i togave të zeza të kryeqytetit për urdhrat ndaj sekretareve, bëri që Alibeaj të shkonte mëngjesin e një dite më pas në Gjykatën e Tiranës, ku për dy orë me radhë u përfshi në një debat me tone të ashpra me ish-kolegët e vet gjykatës. Pak ditë më vonë shoqatat e gjykatësve reaguan sërish, duke shprehur se nuk ishin dakord me urdhrat “e tepërt” të ministrit për sekretaret. Në fillim të qershorit, nëpërmjet një formulari të dërguar në gjykata, ministri mblodhi informacion për mënyrën e komunikimit të sekretareve me gjykatësit. “Cili është komunikimi juaj me gjyqtarin me të cilin ushtroni detyrën? Vlen ai për t’u vlerësuar? Në çfarë mase? Përcakto në përqindje. Komento nëse dëshiron”. Kjo ishte një nga pyetjet që solli reagimin e ashpër të administratës së gjyqësorit dhe togave të zeza. Pas mosmarrëveshjeve dhe reagimeve të ashpra, tonet e debatit u ulën pasi qeveria votoi draftin “Për administratën gjyqësore”, një premtim ky i ministrit Alibeaj për sekretaret, për statusin e nëpunësit civil, shoqëruar kjo me rroga më të larta dhe privilegje të tjera, përsa i përket marrëdhënieve të punës, të cilat do të hyjnë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm. Ndërkohë në fund të korrikut në Gjykatën e Tiranës sekretaret gjyqësore përzgjodhën me anë të shortit gjyqtarët, me të cilët do të nisnin të punonin duke filluar nga 1 shtatori, pas përfundimit të pushimeve verore të sistemit të drejtësisë. Kjo nismë e ministrit të Drejtësisë që tashmë ka nisur të zbatohet ka sjellë reagimin e ashpër të togave të zeza dhe sekretareve, që ankohen për zvarritje të punëve për shkak të moskoordinimit.
Kronologjia
8 maj
Ministri i Drejtësisë u dërgon urdhër sekretareve gjyqësore se kompetenca e tyre ka të bëjë vetëm me regjistrimin e seancave gjyqësore nëpër procesverbale dhe pasqyrimin e këtij informacioni në sistemin kompjuterik.
13 maj
Ministri detyroi sekretaret të mbajnë raport për të gjitha veprimet që kryejnë gjyqtarët, si orën e caktuar për seancën, orën reale të fillimit të gjykimit, sa zgjat gjyqi, kërkesat e palëve, ora e mbarimit të seancës dhe arsyet e shtyrjes.
14 maj
Reagojnë ashpër dy shoqatat e gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, të cilët pretenduan se sekretaret gjyqësore po ktheheshin në “spiunë’ të ministrit dhe në instrumente të Alibeajt për të kontrolluar gjyqësorin.
15 maj
Pas reagimit të gjyqtarëve kryeqytetas për urdhrat për sekretaret, ministri i Drejtësisë, Alibeaj shkoi mëngjesin e 15 majit në Gjykatën e Tiranës ku për dy orë me radhë u përfshi në një debat me tone të ashpra me ish-kolegët e tij në gjykatë.
3 qershor
Dy shoqatat e togave të zeza, pohuan se nuk ishin dakord me urdhrat “e tepërt” të ministrit për sekretaret. Ata reaguan ashpër ndaj deklaratave politike në adresë të gjyqësorit nga përfaqësues të ekzekutivit.
5 qershor
Ministri dërgon një formular në gjykata dhe mblodhi informacion për mënyrën e komunikimit sekretare-gjykatës. Një nga pyetjet për sekretaret ishte: “Vlen ai për t’u vlerësuar? Në çfarë mase? Përcakto në përqindje. Komento nëse dëshiron”.
16 korrik
Qeveria miratoi draftin “Për administratën gjyqësore”, një premtim i ministrit Alibeaj për t’iu dhënë sekretareve statusin e nëpunësit civil, shoqëruar kjo me rroga më të larta dhe privilegje të tjera, që hyjnë në fuqi në janar 2009
25 korrik
Nëpër gjykata, sekretaret përzgjodhën me anë të shortit gjykatësit, me të cilët kanë nisur të punojnë nga një shtatori. Nisma e ministrit, tashmë realitet ka sjellë reagimin e ashpër të togave të zeza që ankohen për zvarritje të punës
Gjykata nën
kontroll nga
raportet
TIRANE - Urdhri i dhënë më 13 maj të këtij viti, i cili iu lexua sekretareve gjyqësore në mbledhje të mëngjesit në Gjykatën e kryeqytetit, vuri nën kontrollin e plotë të punës në institucion nga zyra e ministrit të Drejtësisë. Që nga ajo ditë në gjykatën më të madhe të vendit ka nisur publikimi në rrjetin e brendshëm informatik të institucionit i informacionit të detajuar për çdo seancë gjyqësore, kërkesë përgatitore dhe veprime të ndryshme që kryejnë gjyqtarët. Gjithashtu, sekretaret u detyruan të mbajnë raport të plotë për të gjitha veprimet që kryejnë gjyqtarët, duke filluar nga ora e caktuar për seancat gjyqësore, orën reale të fillimit të gjykimit, sa zgjat gjyqi, kërkesat e palëve, ora e mbarimit të seancës dhe në fund arsyet e shtyrjes dhe koha kur do jetë seanca tjetër. Veç kësaj, sekretaret shënojnë në raportet e tyre edhe kohën, kur gjyqtarët ndodhen në kolegje penalë apo civilë. Në bazë të kësaj, ministri ka mundësinë të kontrollojë nga zyra e vet gjithçka ndodh në gjykatë. f.m.
gjyqtaret
Bashkim Caka, gjykatës në Apelin e kryeqytetit, pohon se heq dorë për arsye personale
Gazmend Begaj, gjykatës së Gjykatën e Korçës, pohon se heq dorë për arsye personale
Guxim Zenelaj, anëtar i KLD-së, pohon se heq dorë për shkak të emërimit në Gjykatën e Lartë
Debati për projektligjin e akuzës
Hiqet imuniteti i prokurorëve
Kjo pikë e projektligjit është kundërshtuar nga prokurorët, por Ministria e Drejtësisë nuk është tërhequr
Ministria e Drejtësisë ka dy anëtarë me të drejtë vote në Këshillin e Prokurorisë
Hiqet e drejta e votës për përfaqësuesin e Presidencës në Këshillin e Prokurorisë
Ulet paga e Prokurorit të Përgjithshëm
Barazimi i pagës së kryeprokurorit me atë të një anëtari të Gjykatës së Lartë është kundërshtuar, pasi skema e Prokurorisë dhe gjykatave është që drejtuesit e prokurorive e gjykatave respektive kanë pagë të njëjtë
n Kryeprokurori shkarkohet me njoftimin e akuzës
Kjo pikë është konsideruar e papranueshme nga Prokuroria, por edhe nga misionet ndërkombëtare, Ministria e Drejtësisë nuk është tërhequr. Pritet të diskutohet
Prokurorët e Shkallës së Parë dhe të Apelit pezullohen me fillimin e procedimit penal
Kjo pikë e projektligjit është kundërshtuar nga prokurorët, pritet të diskutohet
Prokurorët shkarkohen pas regjistrimit të procedimit penal
Kjo pikë është kritikuar nga Prokuroria, pritet të diskutohet
Transferimi i Prokurorëve në detyrë bëhet vetëm me marrjen e pëlqimit prej tyre
Kjo pikë është pranuar nga Prokuroria dhe pritet të mos ndryshojë
Prokurori i Përgjithshëm përcakton numrin e përgjithshëm të funksioneve organike për prokurorë në të gjitha shkallët, pas konsultimeve me Ministrin e Drejtësisë
Kjo pikë është debatuar dhe pritet të diskutohet
Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është 5 vjet, pas largimit nga detyra Kryeprokurori mund të konkurrojë për Shkallën e Parë dhe të Dytë të akuzës Kjo pikë është pranuar pjesërisht, por është kërkuar të bëhen plotësime për statusin e Prokurorit të Përgjithshëm pas largimit nga detyra
Projektligji, debati Ina Rama-Alibeaj
Trazhgim Sokolaj
Prokuroria i kërkon Ministrisë së Drejtësisë ndërhyrje në draft-projektin për ndryshimet në ligjin e organit të akuzës.
Një ditë pas takimit të Kryeprokurores Ina Rama me kreun e dikasterit të Drejtësisë Alibeaj, mësohet se titullarët e dy institucioneve kanë diskutuar rreth “pikave të nxehta” të projektligjit, të cilat shkaktuan reagimin e ashpër të prokurorëve. Burimet nga organi i akuzës, thanë dje se në takimin e ditës së hënë, që pritet të mbahet në Ministrinë e Drejtësisë për diskutime mbi projektligjin e ri, organi i akuzës do të kërkojnë ndërhyrje në pikat që bëjnë fjalë për heqjen e imunitetit të prokurorëve, shkarkimin nga detyra në rast se, regjistrohet një procedim penal ndaj tyre si dhe formulën e shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm. Por listës së neneve të kundërshtuara nga përfaqësuesit e akuzës si dhe nga Shoqata Kombëtare e Prokurorëve, mësohet se edhe vetë Kryeprokurorja Ina Rama, u ka shtuar disa pika të tjera, për të cilat ka kërkuar diskutime. Sipas burimeve të Prokurorisë, është kërkuar të negociohet për përcaktimin në ligj të statusit, që do të ketë Prokurori i Përgjithshëm pas largimit nga detyra. Në nenin nr.5 të projektligjit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, thuhet se Prokurori i Përgjithshëm mund të vazhdojë karrierën në Prokurori në Shkallën e Parë ose në Apel, pas largimit nga detyra. Por drafti i Ministrisë së Drejtësisë nuk thotë asgjë rreth trajtimit financiar dhe mbrojtjes së Kryeprokurorit pas largimit të tij nga funksioni. Nga ana tjetër, pas takimit mes Kryeprokurores Ina Rama dhe Ministrit Alibeaj, nga burime të Prokurorisë mësohet se është diskutuar dhe po kërkohen negociata edhe për nenin nr.5 të projektligjit të Ministrisë së Drejtësisë, i cili në formën aktuale parashikon se Kryeprokurori duhet të caktojë numrin e përgjithshëm të prokurorëve në organin e akuzës, pasi të marrë mendim nga Ministri i Drejtësisë. Një përmbajtje e tillë e këtij neni i jep Ministrit të Drejtësisë kompetenca në vendimmarrjen për strukturën e Prokurorisë, emërimet apo shkarkimet të cilat aktualisht, i përkasin titullarit të akuzës dhe Presidentit të Republikës.
Imuniteti i prokurorëve
Heqja e imunitetit të prokurorëve dhe formula e re për shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm, kanë qenë pikat e nxehta të debatit mbi projektligjin e ri të hartuar nga Ministria e Drejtësisë. Një projektligj, i cili shkaktoi reagimin e një diplomati të rëndësishëm amerikan disa muaj më parë, kur ai kritikoi ndryshimet që po parashikoheshin të bëheshin në ligjin e Prokurorisë. Nga ana tjetër, edhe misioni i asistencës evropiane për sistemin shqiptar të drejtësisë EURALIUS, ka mbajtur qëndrim duke u shprehur së fundi se, disa pika të projektligjit të Ministrisë së Drejtësisë janë të papranueshme. Gazeta “Panorama” mësoi dje se një nga rekomandimet kryesore të bëra nga EURALIUS, lidhur me projektligjin e Prokurorisë, ka qenë ky: “Prokurorët duhet që në çdo rast të jenë në gjendje të ndjekin penalisht, pa pengesë, nëpunësit publikë për veprat penale të kryera prej tyre, sidomos për korrupsion, ushtrimin e paligjshëm të kompetencave, shkeljen e rëndë së të drejtave të njeriut dhe krime të tjera të njohura nga e drejta ndërkombëtare”. Në kontrast me këtë autoritet, që EURALIUS kërkon t’u jepet prokurorëve, projektligji i Ministrisë së Drejtësisë u heq atyre edhe imunitetin simbolik që kanë. Një veprim i tillë, sipas vetë prokurorëve veçse ndikon në uljen e motivimit dhe sigurisë në punë gjatë hetimit të kriminalitetit dhe korrupsionit.