Hillary në Tiranë???
Endri Fuga
Konventa e demokratëve në Denver ishte shembulli më i mirë i ringritjes pas një humbjeje të madhe. Clinton-ët i duam sërish! Ky ishte efekti i fjalimeve të Hillary dhe Bill Clinton. Dy njerëzit me pushtetin më të madh tek demokratët, mjeshtërisht arritën të ëmbëltonin shijen e hidhur që fushata e tyre kundër Obamës kishte lënë tek qytetarët e sidomos tek demokratët amerikanë. Familja që deri pak ditë më parë kontrollonte plotësisht Partinë Demokratike, gjeti forcën të kapërcente humbjen dhe fisnikërinë për të bashkuar demokratët. Fisnikëria, ajo që më shumë se çdo gjë tjetër i mungon politikës në Shqipëri. Për një moment, le të imagjinojmë të njëjtën situatë politike, me të njëjtët aktorë, të vendosur në një tjetër vend, Shqipëri. Numri i delegatëve të fituar nga Clinton në Shqipëri është thuajse i njëjtë me ata të Obamës, ndërkohë që Hillary është krenare pasi në votën popullore kryeson Obamën me rreth 500 mijë vota më shumë. Hillary ndjehet mirë mes demokratëve. Gruaja e ish-presidentit më të suksesshëm demokrat, senatore e shtetit të New York, bashkëpunëtore e afërt e drejtuesve të Partisë Demokratike, Hillary ushtron influencë të plotë tek lojtarët kryesorë demokratë. Deri përpara pak muajsh, Hillary ishte de facto kandidatja e demokratëve për President të SHBA dhe askush nuk mendonte se dikush do të mund ta konkurronte. Por prej disa javësh situata ka ndryshuar. Vetëm për pak delegatë, shumë pak, Hillary renditet e dyta. Por ajo ka fituar më shumë vota se Obama. Ajo ka fituar thuajse të gjitha shtetet e mëdha dhe me peshë. Çka është më e rëndësishmja, Hillary rezulton më e votuar se Obama në shtetet e pavendosura, ato që në fund të fundit vendosin emrin e Presidentit të ardhshëm.
Me shpresën se ata pak delegatë që i mungojnë Hillary Clinton për të plotësuar ëndrrën e saj do të mund të sigurohen me mënyra të ndryshme, ajo nuk dorëzohet. Nuk e njeh Obamën si fitues, por kërcënon se do të kërkojë numërimin zyrtar të votave ditën e konventës. Aty do të shpallet fituesi, mendon Hillary, duke përllogaritur me kujdes numrin e delegatëve që i mungojnë dhe njëkohësisht mënyrat se si do mund të kthejë disa delegatë nga të Obamës në të sajët. Sigurisht disave mund t’ua kërkojë si shkëmbim nderi, duke u kujtuar përfitimet që ata kanë pasur gjatë kohës kur Bill Clinton ishte president. Tek disa të tjerë mund të ushtrojë presion e aty ku ndoshta nuk do të funksionojë asnjë prej këtyre metodave, paraja sigurisht do të bëjë të sajën.
Fillon konventa. Do të maten forcat. Në sallë ka tension mes delegatëve të Clinton e atyre të Obamës. Disa syresh nuk janë paraqitur fare, por njerëzit e afërt me Clinton thonë se ata janë të blerët, të cilët nuk duan të përballen me njerëzit e Obamës, por do të hyjnë në sallë në momentin e votimit, e do të bëjnë gjëmën.
Hillary merr fjalën. Gjysma e sallës duartroket e brohoret. Gjysma tjetër pret, në heshtje. Sulmi ndaj Obamës fillon. Fillimisht ajo akuzon se Obama nuk i përket Partisë Demokrate. Ai nuk është një demokrat, madje ka vetëm dy vjet aktivitet në parti, përkundrejt 16 viteve të saj. Dukshëm Obama nuk i përfaqëson demokratët, thotë Clinton. Madje, ajo me plot gojë e quan Obamën “mish të huaj në Partinë Demokratike”.
Duke zgjedhur Obamën si kandidat për president, demokratët do i falin pushtetin republikanëve, pohon Clinton. Sipas saj, Obama ka bërë një pakt me Mçain, kandidatin republikan, ndaj Barack Obama nuk duhet zyrtarizuar kurrsesi si kandidat i demokratëve. Më pas, Clinton e akuzon Obamën për korrupsion duke i bërë thirrje të gjithë demokratëve të vërtetë për të mos mbështetur Obamën. Hillary përfundon fjalimin e saj duke e quajtur rivalin vetëm si një kandidat të përkohshëm, të kapur nga krimi, i cili kurrë nuk do të mendojë për amerikanët, por vetëm për interesat e tij dhe grupit që e mbështet.
Pas duartrokitjeve dhe brohoritjeve të thuajse gjysmës së delegatëve, vjen momenti i votimit. Hillary kërkon ta shtyjë paksa votimin, pasi delegatët e munguar, ata tek të cilët kishte varur shpresat, ende nuk kishin ardhur. Në përpjekje për të shkaktuar tension në sallë dhe për të vonuar votimin, Hillary kapërcen shkathtasi podiumin dhe tenton të zihet me Nancy Pelosin, e cila drejton konventën demokrate. Por pa fat, votimi ndodh, dhe Hillary humbet për shumë pak vota.
Duke mos i lënë kohë Obamës për t’iu gëzuar zyrtarizimit të kandidaturës së tij si President, Hillary rrëmben sërish mikrofonin. Me veshët e skuqur, vetullat e ngritura përpjetë dhe zërin që i dridhet nga inati, Hillary Clinton i urdhëron të gjithë delegatët e saj të braktisin sallën, dhe njëkohësisht shpall vendimin për të krijuar një parti të re dhe për të kandiduar e vetme në zgjedhjet presidenciale të 4 nëntorit. Me një fjali të fundit kërcënuese, Hillary i drejtohet Obamës: E di se të ndarë unë nuk do të fitoj, por ta dish se as ti nuk do të bëhesh kurrë President! E rrethuar nga delegatët e saj, të cilët verbërisht kanë rigjetur forcën dhe shpresën tek kandidatja e tyre, Hillary Clinton largohet, duke e lënë sallën madhështore të konventës gjysmë bosh.
Hillary shqiptare ka forcë. Ajo ka kurajo. Ajo ka guxim. Hillary shqiptare është idhulli i ndjekësve të saj. Por i mungon fisnikëria. Hillary shqiptare është dritëshkurtër. Ajo mendon vetëm për momentin, dhe rregullat e lojës, kur nuk i shkojnë për shtat, i duken jodemokratike. Hillary shqiptare ecën në errësirë, në një rrugë pa krye. Ndërsa Hillary e vërtetë, pas konventës, është më e dashur dhe e respektuar se kurrë. Hillary e vërtetë ka humbur një betejë, por jo luftën. Ajo është aty, fisnike, për të mbështetur tashmë Obamën, por më e fortë se kurrë. Ajo është aty, me të ardhmen përpara, me mundësi të pafundme.