E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorehiqet Shtylla

Zamir Shtylla, nje prej prokuroreve me te perfolur muajt e fundit per hetimet e Gerdecit dhe pastertine e figures se tij, ka kerkuar doreheqjen nga postet qe mban. Doreheqja e Shtylles, i eshte dorezuar kryeprokurores Ina Rama ne zyren e saj. Ne doreheqje, e cila vjen menjehere pas pritjes se miratimit te ligjit te ashtuquajtur per dosjet, thuhet se kerkohet largimi i Zamir Shtylles nga posti i Drejtorit te Kontrollit, Hetimit dhe Ndjekjes Penale ne Prokurorine e Pergjithshme. Po keshtu, ne te njejten shkrese, Shtylla ka kerkuar dhe doreheqjen nga kryesimi i hetimeve mbi ngjarjen e 15 Marsit ne Gerdec. Nese doreheqja pranohet nga zonja Rama, atehere do te jete Presidenti i Republikes, i cili do te vendose per kete kerkese te Zamir Shtylles, pasi eshte ky i fundit qe vendos per emerimet dhe shkarkimet e prokuroreve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›