E Shtunë, 31 Tetor 2026

26 të vdekur nga shpërthimi në Pakistan

Njëzetë e gjashtë persona u vranë dhe më tepër se 60 të tjerë u plagosën në një atentat të kryer sot në mëngjes në një treg në veriperëndim të Pakistanit, bastion i talebanëve,

Lajmi bëhet i ditur nga AFP-ja, e cila citoi disa zyrtarë lokalë. Sulmi u krye në një treg, në qytetin Jamrud, një nga qytetet kryesore të distriktit fisnor Khyber, në kufi me Afganistanin. Ky rajon njihet si bastion I talebanëve.
     
"Bilanci është 26 të vdekur dhe më tepër se 60 të plagosur", i deklaroi AFP-së shefi i administratës lokale, Mutahir Zeb. Një nga kolegët e tij, Jameel Khan, e konfirmoi këtë bilanc./Start/

                                                                                             2012-01-10 08:17
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›