E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorehiqet kreu i Pronave

Drejtori i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne rrethin e Fierit, Albert Alimadhi ka dhene doreheqjen. Edhe pse vendimi i tij ende nuk eshte marre per shqyrtim nga drejtori i Pergjithshem i AKPP ne rang vendi, prej burimeve zyrtare ne Qarkun e Fierit, konfirmojne se doreheqja e Alimadhit eshte e parevokueshme. Burime nga ky institucion bejne te ditur se shkaku ka qene trysnia e personave "VIP" per njohjen e pronesise se kerkuar prej tyre. Ai ka qendruar ne detyre vetem 15 muaj dhe eshte larguar tri dite pasi ka mberritur raporti i Kontrollit te Larte te Shtetit per shkeljet e konstatuara ne kete institucion. Megjithate, burime nga Agjencia e Pronave pohojne se konkluzionet e kontrollit nuk kane te bejne me drejtorin e dorehequr, pasi periudha e kontrolluar eshte perpara emerimit te tij. Ndersa Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Fier, ka dale prej kontrollit te fundit te KLSH si abuzuesja me e madhe ne rang vendi. Pas rrethit te Fierit eshte ai i Lushnjes qe qendron disa pike me poshte ne renditjen e numrit te abuzimeve. Xhemil Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›