E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orgji ne hotel me tre djem, i vjedhin parate dhe celularin

Orgjia ne nje hotel ne lagjen Bathore te Tiranes, mes nje vajze dhe tre meshkujve, ka perfunduar me nje denoncim ne Komisariatin nr. 5. Ndersa kane perfunduar pune me 22- vjecaren nga Fushe-Kruja, djemte nuk jane mjaftuar vetem me kenaqesine e seksit, por i kane marre asaj celularin dhe 5 mije leke te reja, qe kishte me vete. Blerina D., ka shkuar ne polici dy dite me pare dhe ne oren 13:00 ka bere denoncim ndaj tre personave, te cilet, sipas saj, nuk i njihte dhe pse kishte kryer marredhenie seksuale ne grup me deshire. Burime zyrtare thane se ngjarja ka ndodhur ne mbremje, ne ambientet e hotel "Miri", ne Bathore. Sipas denoncimit te bere nga 22-vjecarja, kjo e fundit ka kryer marredhenie me deshire me tre personat qe nuk i njihte dhe me pas kur jane ndare, djemte i kane marre shumen e parave qe kishte me vete dhe telefonin celular. Por, nje dite me vone, vajza i eshte drejtuar Komisariatit te policise numer 5, ne Kamez, ku dhe ka denoncuar ngjarjen e ndodhur. Policia tha dje se kishte nisur hetimet per ngjarjen dhe ka marre karakteristikat e dhena nga 22-vjecarja per te mundesuar kapjen e autoreve. Hetimet kane nisur per vepren penale te "vjedhjes" ne bashkepunim.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›