Gjykata-prokurorise: Gjeni deshmitare per "terroristin" Al Kadi
Gjykata i kerkon Prokurorise se Krimeve te Renda qe te gjeje deshmitare qe te kene lidhje me akuzat qe perfaqesojne ndaj Hamzeh Abu Rayyan. Procesi gjyqesor ndaj administratorit te sheikut arab Yassin Al Kadi ka vazhduar dje me deshmitaret e radhes, ndersa eshte bere edhe terheqja e vemendjes nga kreu i trupit gjykues, Sander Simoni. Te thirrurit e radhes nga prokuroria ne Gjykaten e Krimeve te Renda kane qene dy qiramarres te te pandehurit, Dritan M., dhe Besnik K. Gjate deshmive te tyre, ata kane bere te ditur se qirane e dyqaneve ia jepnin ekonomistes se tij, ose ka pasur raste qe vete i pandehuri Hamzeh shkonte t'i merrte leket.
Mes te tjerave, dy biznesmenet sqaruan trupin gjykues se cdo pagese e kryer prej tyre eshte bere e rregullt dhe me fature. Deshmitaret jane pyetur edhe nga vete i pandehuri, te cilit i jane pergjigjur se qe prej muajit shtator te vitit te kaluar nuk kane paguar qira, per arsye se askush nuk ishte interesuar per to. Nderkohe qe togat e zeza i kane pyetur per menyren se si komunikonin me te pandehurin. "Ne flisnim ne gjuhen shqipe me te, pasi ai komunikonte shume mire", jane pergjigjur dy qiramarresit. Por, pasi jane lene te lire, togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Sander Simoni, i kane terhequr vemendje prokurorit te ceshtjes se deshmitaret e sjelle prej tij ne proces nuk kane lidhje me akuzen e ngritur prej tyre. Madje, edhe pala mbrojtese e Rayyan ka reaguar, duke u shprehur se duhet te dihen arsyet perse thirren keta deshmitare nga prokuroria.
Prokurori i ceshtjes eshte pergjigjur se nepermjet tyre kerkonte te vertetonte aktivitetin e te pandehurit, sepse ka dyshime qe ai ka terhequr para nga 19 bizneset e ngrira te Al Kadi me urdher te Kombeve te Bashkuara dhe se ishin perdorur. Seanca gjyqesore eshte shtyre per thirrjen e 10 deshmitareve te tjere te akuzes. Hamzeh Abu Rayyan, administratori i sheikut saudit, Yassin Abdulla Al Kadi, akuzohet per vepren penale te "fshehjes se fondeve dhe pronave dhe vjeljen e te ardhurave nga pronat e sekuestruara". Sipas organit te akuzes, Rayyan per vite me radhe ka administruar vete te ardhurat e vjela nga ana e bizneseve te sheikut saudit. Pas nisjes se hetimeve nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda, u sekuestruan edhe 19 objekte te arabit, perfshi dhe dy kullat prane Kryeministrise. Rayyan aktualisht po gjykohet ne gjendje te lire per disa muaj me radhe, pasi akuzohet se fshehu 75 mije euro te vjela nga bizneset e ngrira te Al Kadi. Vete sheiku arab eshte shprehur se eshte gati qe te deshmoje ne nje prej seancave gjyqesore me ane te video-konferences dhe kjo kerkese e administratorit eshte pranuar nga ana e gjykates. Por, ende nuk eshte caktuar nje dite se kur do te jepet kjo deshmi nga Arabia Saudite, ku mendohet se gjendet Al Kadi.
Redinalda Caushaj
Te dhenat:
7 seanca gjyqesore jane zhvilluar nga ana e Gjykates se Krimeve te Renda per ceshtjen ne ngarkim te te pandehurit Hazmeh Abu Rayyan.
4 seancat e para jane diskutuar kerkesat e te dyja palave, seanca e peste gjyqesore jane thirrur deshmitaret e pare te akuzes, nderkohe qe jane degjuar 5 deshmi.
19 jane objektet per te cilat Hamzeh Abu Rayyan akuzohet se i ka administruar, midis tyre edhe dy kullat binjake, ndersa eshte emeruar nga sheiku Al Kadi.
75 mije euro eshte vlera e te ardhurave per te cilat akuzohet Rayyan se ka fshehur gjate kohes qe te gjitha objektet ishin te sekuestruara nga ana e prokurorise.
125 jane deshmitaret e thirrur nga ana e organit te akuzes per procesin gjyqesor ndaj Hamzeh Abu Rrayan, midis tyre edhe qiramarresit e pronave te Al Kadi.