E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i droges, prokuroria kerkon denimin e Kolecit

Tirane - Prokuroria e Krimeve te Renda i ka kerkuar gjykates shpalljen fajtor dhe denimin ne mungese me 12 vjet heqje lirie te te pandehurit per trafik droge, Artur Koleci. Nderkohe qe, organi i akuzes pretendoi edhe caktimin e gjobes prej 1 milion lekesh te reja. Gjithsesi i pandehuri, i cili po gjykohet ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne kryeqytet, do te perfitoje uljen e denimit ne masen e nje te tretave, per shkak te gjykimit te shkurtuar. Koleci akuzohet per vepren penale te "trafikimit te narkotikeve ne bashkepunim". I njohur edhe me emrin Artur Cartis, eshte i akuzuari i vetem i dosjes dhe eshte gjykuar ne mungese, pasi i shpetoi arrestimit. Rrjeti ne te cilin dyshohet se bente pjese edhe nje tjeter person, mendohet se e kalonte drogen nga Selaniku i Greqise me destinacion Korcen, Tiranen dhe Kavajen. Droga, rreth 8 kilograme heroine, per te cilen filluan hetimet, ishte kapur ne automjetin e markes "Mercedez-Benz", me targa KO 2374 B, ne pronesi te Redian Becokut.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›