E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Farkes, mbyllet dosja

Redinalda Caushaj
Prokuroria e Tiranes mbyll hetimet per tragjedine e Farkes, ne te cilen humben jeten 16 persona mengjesin e 6 marsit te ketij viti. Autori i bilancit tragjik eshte cilesuar pronari i lokal "Liqenit" dhe njekohesisht i varkes, ne bordin e te ciles gjendeshin 19 persona, 3 nga te cilet mbijetuan. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranes bene te ditur dje se shkaku i ngjarjes eshte klasifikuar aksidentale dhe pa autore, kurse pergjegjesia i ka kaluar 43-vjecarit Afrim Dibra. Gjate hetimeve nga ana e prokurorise ka rezultuar se varka ka pasur nje kapacitet per 15 persona, por nuk duhet te lundronte ne nje liqen me thellesi deri ne 8 metra dhe per me teper qe i mungonte nje nga pajisjet qe ekuilibronte mjetin. Tragjedia erdhi pas perfundimit te darkes per festimin e ditelindjes se Alban Hysajt, nga Berati, ndersa humben jeten tete anetare te familjes Osmani, mes te cileve edhe binjaket 3-vjecare, tre anetare te familjes Hysaj, dy te familjes Spahiu, dy nga familja Blamo dhe pronari i lokalit.
Shkaqet e tragjedise
Organi i akuzes ka bere te ditur se varka, e cila eshte perdorur per te transportuar te gjithe personat nga njeri breg ne tjetrin nuk ka qene e pershtatshme per lundrim. Sipas zyrtareve te ketij institucioni, mjeti nuk mund te lundronte ne nje thellesi me te madhe se 2 metra, nderkohe qe liqeni ka nje thellesi maksimale qe shkon deri ne 8 metra. Grupi hetimor konstatoi pas nxjerrjes nga liqeni i Farkes i varkes se tragjedise se ajo nuk kishte pasur asnje defekt. Nga ana tjeter rezultoi se varka, ne te cilen lundronin 20 persona, ishte pa helike qe mundesonte ekuilibrin. Mungesa e helikes nuk ka qene e domosdoshme, pasi varka ishte per thellesi te vogla, por, faktikisht, sipas eksperteve ajo eshte perdorur ne nje liqen me thellesi te madhe. Ky ka qene dhe shkaku kryesor i futjes se ujit ne varke dhe me pas permbysjen e saj per disa sekonda. Burimet bene te ditur se deshmite e te mbijetuarve, si dhe personave te tjere, qe kane marre pjese gjate operacionit te shpetimit, tregojne se edhe mbipesha ne varke ka qene shkak i fundosjes se saj, pasi ka pasur 4 persona mbi normen e lejuar.
Deshmite e dosjes
Deshmite e dosjes mesohet se jane ato te dy vajzave, te cilat mbijetuan nga tragjedia, Luena Spahiu dhe Romina Hysa. Kusherirat kane bere te ditur per prokurorine dhe policine se, "kane bere disa minuta debate me pronarin e varkes, pasi nuk kane dashur te kalonin ne anen tjeter te bregut me nje mjet dhe ne nje rruge te vetme". Pasi jane nisur per lundrim, me qellim kalimin ne bregun tjeter, varka ka futur uje. Viktima Thelleza Spahiu, sipas deshmive te vajzes se saj, Luenes dhe mbeses Romina, i ka shtyre qe te binin ne uje, me qellim qe te mos fundoseshin. Me pas Romina ka terhequr prej flokesh Luenen, e cila kishte humbur ndjenjat dhe me pas kane notuar te dyja per ne breg te liqenit. Nderkohe qe edhe deshmia e Beqir Sinanit, si dhe ajo e Erjona Dibres, jane klasifikuar si te vlefshme nga organi i akuzes. Ata kane thene se "jane perpjekur te shpetojne personat e tjere, por nuk kane mundur dot, pasi ajo i ka marre me vete per shkak se ishte e mbyllur me xham plastik".

Mine Dibra
Deshmia e pronares se lokalit
Burime nga organi i akuzes bene te ditur se deshmi tjeter e dosjes se tragjedise se Farkes, eshte dhe ajo e pronares se lokalit, Mine Dibra, bashkeshortja e viktimes Afrim Dibra, i cili ishte dhe timonieri i varkes. Ajo ka thene se ne varke kane hipur te gjithe personat me deshiren e tyre, pasi kishin festuar se bashku dhe se vajza e saj ishte perpjekur te shpetonte ndonje nga personat ne barke, por pa mundur. Policia ka sekuestruar barken e tragjedise, ku ka gjetur dhe sende personale te 16 viktimave, si canta e qese me ushqime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›